Baradar: Mori fund lufta më e gjatë dhe më e kotë e SHBA
Kreu politik i Talibanit, Mullahu Abdul Ghani Baradar ka dhënë një intervistë së fundmi përmes së cilës ka përcjellë disa mesazhe edhe për Perëndimin dhe opinionin perëndimor. Sipas tij femrat dhe pakicat do të trajtohen sipas interpretimit të Sheriatit, ndërkohë që Afganistani nuk do të jetë më parajsa e terroristëve që kryejnë sulme jashtë. Sa i përket tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani Baradar ka cilësuar se "kjo lëvizje është në interesin më të mirë të popullit amerikan".
Lufta më e gjatë dhe më e kotë e Uashingtonit do të marrë fund, trupat amerikane do të kthehen në shtëpi pas 20 vjetësh dhe Afganistani do të heqë qafesh praninë e trupave të huaja
ka shtuar ai.
Në qarqe të ndryshme në perëndim kjo qasje e Talibanit po shihet si taktikë imazhi në kushtet kur pushteti i tyre nuk është stabilizuar dhe kur dihet se Afganistani është një vend me heterogjenitet popullsie. Nga ana tjetër, pas 20 vjetësh lufte është disi e vështirë të imagjinohet që lëvizja të ketë ende në axhendë drejtimin ushtarak të konfrontimit meqenëse që nga viti 1979 Afganistani në të vërtetë nuk ka parë paqe.
Add new comment