Samsung njofton planin 206 miliardë dollarë për investime në 3 vitet e ardhshme
Grupi “Samsung” do të investojë 206 miliardë dollarë në tri vitet e ardhshme në sektorin e biofarmaceutikës, inteligjencës artificiale, gjysmëpërçuesve dhe robotikës.
Sipas kompanisë investimi në fjalë synon të fuqizojë grupin në industri kyçe si prodhimi i çipeve, për të kërkuar rritjen në hapësira si robotika dhe telekomunikacioni i gjeneratës tjetër.
Agjencia “Reuters” thekson se ky plan investimesh është 3 herë më i madh se strategjia tre vjeçare e prezantuar më 2019-ën.
Add new comment