Edhe Moderna dyshohet se jep miokardit. Një situatë që nis t'i ngjajë Pandemrix të vitit 2009
Media në SHBA njoftojnë se autoritetet kanë nisur hetimin mbi efektet e mundshme kardiake nga aplikimi i vaksinës anti-CoVid-19 të zhvilluar nga Moderna. Njësoj si raportimet e bëra në Izrael muaj më parë, efekti që po hetohet është miokarditi, shumë i rrallë, por që po verifikohet me incidencë të shtuar mes atyre që kanë marrë doza të Modernas.
Dy burime që kanë folur në kushtet e anonimatit kanë thnë se kërkimi kanadez tregon një rrezik potencialisht më të madh për inflamim të zemrës mes marrësve të Modernas sesa atyre të vaksinës së zhvilluar nga Pfizer-BioNTech, veçanërisht meshkujt nën moshën 30 vjeç
raportojnë mediat.
I njëjti njoftim u bë në muajin qershor por në atë kohë autoritetet kryesore amerikane të shëndetiti dolën me shpejtësi për të deklaruar se rreziku i inflamimit të zemrës është më i lartë mes atyre që janë të prekur nga CoVid-19 sesa ata që janë të vaksinuar.
Kjo është një çështje që mbingarkon një klimë problematike për vaksinat, sidomos kur sheh se politika po anon përherë e më tepër nga ideja e shtrëngimit për të detyruar vaksinimin. Pak ditë më parë p.sh Agjencia Europiane e Barnave nisi hetime të vetat për tri simptoma të raportuara si efekt i mundshëm anësor i dy vaksinave në fjalë.
Mbi cilin autoritet zbatohet politika e vaskinimit të detyrueshëm? Mbi autoritetin e të vërtetës? Qartësisht që JO.
Në mesin e vitit që shkoi, mes komunitetit shkencor, nisi të merrte formë ideja se CoVid-19 është në fakt një sëmundje kardiovaskulare, ndërkohë që deri më atëherë ajo klasifikohej si respiratore dhe trajtohej si e tillë.
Dhe duke u klasifikuar si e tillë ajo në fillim u trajtua me një kurë të improvizuar që përfshinte azitromicinë dhe hidroksiklorokinë. Nëse sheh se çfarë pasojash eventuale ka kombinimi i këtyre dy medikamenteve ti kupton se ajo afektojnë direkt zemrën dhe janë dhënë për sëmundje që mendohej si respiratore kur në fakt rezulton tashmë kardiovaskulare. Vetë kura ka qenë kundërindikative dhe më së paku duhej dhënë me detyrimin e mbikëqyrjes së pacientit. Ndodhi vallë kështu? Sigurisht që jo. Kush mban përgjegjësi? Askush. Ne sot shohim të njëjtat fytyra që me kurajo të çuditshme na thonë se vaksinat duhet sepse ashtu e thotë një studim. Mirëpo një studim thoshte edhe atë që më pas u mohua nga studime të mëvonshme.
Në lojë tashmë është kredibiliteti i komunitetit shkencor dhe politikës që bazohet mbi të dhënat e tyre. Pakkush e di se në vitin 2009, OBSH shpalli një pandemic për gripin e derrit. Në tetor të atij viti u prezantua një vaksinë, e quajtur Pandemrix, zhvilluar nga GlaxoSmithKline. Vaksina u shpall efektive dhe u miratua nga Agjencia Europiane e Barnave. Mirëpo nga kërkimet e bëra në Suedi dhe Finlandë rezultoi se aplikimi i kësaj vaksine provokoi raste të shumta të narcolepsisë, një gjendje që ka të bëjë me prishjen e ciklit të gjumit dhe është e përjetshme. Ky ishte një efekt anësor i cili nuk u pranua vetëm pas këmbënguljes dhe fakteve të këtyre dy vendeve. Gjetjet detyruan agjencitë e tjera të rishikojnë vaksinat e tjera dhe të bëjnë ndryshime.
Sigurisht që në vitin 2009, bota nuk ishte kjo që është sot. Informacioni tashmë është arma dhe mjeti kryesor ndaj edhe një institucion që gabon në komunikim në fakt ka prodhuar një dëm thuajse të pariparueshëm.
Administrimi i pandemisë së tanishme ishte më së shumti një aventurë improvizimesh me pasoja të cilat nuk i dimë ende. Jo më kot prodhuesit e vaksinave, përfshirë Pfizer kanë kërkuar klauzola mbrojtëse në kontratat e veta me shtetet, për pasojat afatgjata. E drejta e kompanive sigurisht që në fund të fundit ofrojnë një armë që duhet vlerësuar, por jo të merret me detyrim. Sepse pasoja afatgjatë në shëndet, sidomos kur është e panjohur, nuk është shaka dhe ndonjë hobi për kërkim juridik. Është problem serioz i së ardhmes. Për këtë arsye ata që sot bërtasin edhe për dozën e tretë, le të kthejnë kokën pas e të shohin se çfarë kanë thënë dhe çfarë garancish kanë dhënë në kohë. Sigurisht që nuk dyshon kush për synimet e tyre, por tashmë kemi të drejtë dhe detyrim të jemi më të matur.
s.zaimi
Add new comment