Gjuha e trupit, elementi që "tradhton" një psikopat
Komunikimi joverbal mund të tregojë shumë për një njeri. Sipas psikologëve, përmes këtij komunikimi mund të dallosh një psikopat. Mënyra sesi shikon është një prej elementëve, sipas dr. Robert Hare, psikolog kanadez. Studimet kanë dokumentuar se bebet syve te psikopatët nuk zgjerohen kur shikojnë imazhe të frikshme dhe se ata kanë tendencë ta mbajnë gjatë shikimin të fokusuar në një pikë, sidomos kur duan ta mashtrojnë apo ta bindin bashkëbiseduesin.
Një studim i ri i botuar në Journal of Research in Personality analizon më në detaje gjuhën e trupit të një psikopati. Testet e kryera me të burgosur kanë treguar se ata që kishin rezultate të larta në tiparet psikopatike nuk e lëviznin kokën gjatë intervistave mjeko-ligjore. Ky është një zbulim që mund të lidhet me bazat neurologjike të psikopatisë.
Në funksion të tij u përdor inteligjenca artificiale që analizoi intervistat e 507 të burgosurve meshkuj në burgun e New Mexico-s. Mbajtja e kokës pa lëvizur u shtohet disa tipareve të tjera të psikopatisë si sjellja antisociale që përfshin agresion dhe impulsivitet.
Studiuesit theksojnë se sjelljet joverbale luajnë një rol vendimtar në komunikim. Për shembull, hulumtimet e kaluara mbi komunikimin ndërpersonal kanë gjetur se lëvizja dhe drejtimi i kokës mund të ndihmojnë në përcjelljen e mirëkuptimit, kundërshtimit dhe konfuzionit, ndërsa bërja e gjërave si tundja e kokës mund të ndihmojë në theksimin e një pike të caktuar të bisedës.
Add new comment