Frontex: 90% më shumë hyrje ilegale nga Ballkani Perëndimor për 2021-n

Postuar në 13 Gusht, 2021 14:35

Agjencia Europiane e Kufijve, Frontex, raporton se në shtatë muajt e parë të vitit 2021 kanë nyrë ilegalisht në BE 82 mijë njerëz, një shifër 59% më e lartë sesa ajo e një viti më parë.

Në muajin korrik, Frontex regjistroi 17 300 hyrje ilegale dhe këtë vit është vënë re rritje e presionit migrator në kufiri e Bjellorusisë me BE-në. Megjithatë rruga kryesore e depërtimit mbetet Mesdheu dhe Ballkani Perëndimor. Në këtë rrugë të fundit, pra të rajonit tonë janë verifikuar vetëm në muajin korrik 3 600 raste, 67% më shumë se një vit më parë, ndërkohë që kalimet ilegale për një vit arritën në 22 600, 90% më shumë se në vitin 2020. Kombësia e imigrantëve të identifikuar ka qenë nga Siria, Afganistani dhe Maroku.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.