Rritja e temperaturave "pjek" salmonin në ujërat e lumit Kolumbia (VIDEO)

Postuar në 28 Korrik, 2021 14:21

Rritja e temperaturave të ujit e ka dëmtuar rëndë popullatën e peshkut salmon në lumin Kolumbia, në Amerikën e Veriut. Aktivistët të mbrojtjes së mjedisit, anëtarë të OJF-së Columbia Riverkeeper, kanë publikuar pamje që tregojnë shkallën e këtij dëmi.

Pamjet tregojnë një grup salmonësh që notojnë në një degë të lumit me plagë që mendohet të jenë rezultatet i stresit dhe mbinxehjes.

Salmoni ka udhëtuar në rrjedhën e sipërme në lumin Kolumbia nga oqeani, për t'u kthyer në “vendlindje”, kur ata papritur ndryshuan drejtim, shpjegoi Brett VandenHeuvel, drejtor ekzekutiv i Columnia Riverkeeper.

Aktivistët e regjistruan videon duke ndjekur valën e nxehtësisë në një ditë kur temperaturat e ujit I kaluan 21 gradë Celcius, një temperaturë vdekjeprurëse për ta.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.