Rusia: Vendosja e raketave hipersonike në Europë, shkak për konflikt të paparalajmëruar

Postuar në 20 Korrik, 2021 12:42

Rusia paralajmëron SHBA-të për raketat supersonike në Europë. Në një postim në Tuiter, Ambasada Ruse në SHBA shprehet se vendosja e këtyre raketave në Europë do të çonte në një konflikt të paqëllimtë.

Do të donim t’i kujtojmë @PentagonPressSec se vendosja e mundshme e çdo rakete hipersonike (flamur amerikan) në Evropë do të ishte jashtëzakonisht destabilizuese. Koha e tyre e shkurtër e fluturimit do t’i linte (flamur rus) pak ose aspak kohë për të marrë vendime dhe do të shtonte gjasat e një konflikti që ne nuk duam ta nisim.

Paralajmërimi i Rusisë vjen në një kohë kur SHBA e ka kthyer vëmendjen nga armatimi tradicional te teknologjia hipersonike. Por edhe Rusia po zhvillon paralelisht të tilla. Kremlini ka njoftuar testimin me sukses të Tsirkon, një raketë hipesonike që presidenti Putin tha se nuk ka të dytë në botë.

John F. Kirby, sekretari i shtypit i Pentagonit, në një konferencë të mbajtur të hënën u pyet në lidhje me pretendimin e Putinit.

"Sigurisht, ne jemi të vetëdijshëm për pretendimet e Presidentit Putin. Unë nuk do të merrem me specifikime apo të analizoj pretendimet e tij, është e rëndësishme të theksohet se raketat e reja hipersonike të Rusisë janë potencialisht destabilizuese dhe paraqesin rreziqe të konsiderueshme sepse ato janë sisteme të bërthamore", citohet ai nga Fox News.

Në një konflikt të mundshëm ushtarak, vendi që godet i pari fiton epërsinë. Ndërsa SHBA besohet të ketë flotën më të fuqishme të nëndetëseve në botë, Rusia ka përparuar në teknologjinë hipersonike, me raketat që mendohet se kanë potencial bërthamor.

Sipas Al Jazeera, raketa në fjalë u lëshua nga një anije luftarake në Detin e Bardhë, në veriperëndim të Rusisë. Sipas kësaj të fundit, raketa udhëtoi me shtatëfishin e shpejtësisë së zërit dhe goditinjë objektiv rreth 217 milje larg.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.