Ministri francez i Drejtësisë, nën hetim për konflikt interesi

Postuar në 17 Korrik, 2021 01:17

Ministri francez i Drejtësisë, Eric Dupond-Moretti, është nën hetim pas dyshimeve për konflikt  interesi. Ai do të qëndrojë në qeveri pavarësisht hetimit, tha kryeministri Jean Castex.

Dupond-Moretti, më parë avokat i famshëm, u emërua ministër nga Presidenti Emmanuel Macron një vit më parë, me synimin për të reformuar sistemin e drejtësisë.

Kryeministri Castex dhe Presidenti Emmanuel Macron kanë shprehur mbështetjen ndaj tij. Macron u tha gazetarëve gjatë një vizite në Tour de France se Dupond-Moretti "ka të njëjtat të drejta si të gjithë shtetasit e tjerë", duke përfshirë edhe prezumimin e pafajësisë, raporton France 24.

Dupond-Moretti u mor në pyetje për orë të tëra nga Cour de Justice de La Republique, një gjykatë speciale që merret me ankesat kundër ministrave në detyrë. Në janar, gjykata nisi një hetim pasi një grup anti-korrupsion dhe tre sindikata magjistratësh paraqitën padi për konflikt interesi kundër Dupond-Moretti.

Ky i fundit thotë se sindikatat po i përdornin pretendimet e konfliktit të interesit për të bllokuar reformat e tij.

Sipas ligjit francez, një hetim formal do të thotë se ka prova që implikojnë një të dyshuar, por është e thënë të ngrihet akuzë.

Personi mund të akuzohet në një moment të mëvonshëm nëse shfaqen prova të tjera kundër tij, ose hetimi mund të anulohet.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Sipas ligjit francez, një hetim formal do të thotë se ka prova që implikojnë një të dyshuar, por NUK është e thënë të ngrihet akuzë.

Nuk na thate dhe se cili eshte rasti i dyshuar i konfliktit te interesit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.