Veliaj: Nuk tërhiqem, shumë shpejt hapim garën për teatrin e ri
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ndërtimi i teatrit të ri. Në studion e lajmeve të MCN TV, Veliaj tha se Kushtetuesja thjesht noterizoi skadimin e afatit për ndërtimin e teatrit përmes PPP. Më shumë se një vit pas prishjes së Teatrit Kombëtar, që u kundërshtua me protesta para dhe pasi u shemb, Veliaj thotë se vendin e “kotecit të tallashit” do ta zërë një teatër i ri, gara për të cilin do të hapet shumë shpejt.
Zoti Veliaj, përpara se të flasim për Teatrin më lejo të të marr një koment për arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjës zotit Fatos Tushe, pjesë e familjes së madhe socialiste ku ju bëni pjesë.
Që nga koha kur Edi Rama ishte kryetar i Bashkisë për të vendosur bustin e Skënderbeut në Budapest dhe më në fund është realizuar.
Dhe kur kam dëgjuar lajmin më jep të njëjtin impresion për çdo arrestim dhe për çdo shkelje që është bërë dhe kush do të mbrohet të mbrohet para ligjit dhe s’duhet të ketë asnjë dyshim që koha e Sali Berishës ku e gjithë partia sulej gjykatave për të mbrojtur politikanin është një kohë që ka mbaruar dhe ne këtë mesazh e kemi dhënë kohë pas kohe.
Unë kam pranuar gjithmonë ballafaqimet me Bashkinë në gjyqet që kam çuar të tjerët për ballafaqim.
Aleanca për Teatrin dhe Partia Demokratike kanë kërkuar edhe arrestimin tuaj, jeni i bindur që ju personalisht apo bashkëpunëtorët tuaj nuk keni kryer asnjë shkelje në vendimmarrjet që lidhen me Teatrin?
Përsa i përket Bashkisë së Tiranës Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë vendimit të Këshillit Bashkiak për prishjen e kotecit të tallashit dhe për sa kohë kemi letrat e hipotekës së asaj prone dhe për sa kohë vendimi është aprovuar nga Gjykata Kushtetuese, do të thotë që jemi shumë më të vëmendshëm për letrat se sa kllounët që janë thjesht një OJF.
Për sa kohë nuk janë përfaqësues ligjorë dhe aktorë, por thjesht gastor i radhës që kap ngastra.
Pala tjetër thotë se ju refuzoni të njihni vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e Teatrit, ndonëse në fakt godina nuk ekziston më? Shfuqizimi për VKM-në e transferimit të pronës, kë bën me përgjegjësi zoti Veliaj dhe çfarë implikimesh sjell për projektin që ju keni për teatrin e ri?
Nuk ka një palë tjetër. Këtu ka një palë që është Bashkia e Tiranës dhe qeveria që përfaqëson autoritetin që njerëzit i zgjedhin me votë, kurse këta që thoni pala tjetër, këta janë aktorë që punojnë në teatër. Këta kllounë që vijnë vërdallë për t'u afirmuar në media dhe për të përdorur valët publike për agjent histeria, këta nuk janë palë. Se të jesh palë duhet të jesh i regjistruar në gjykatë ose të garosh në zgjedhje. Zonja që ju flisni që nuk përfaqëson asgjë është dënuar si mashtruese e certifikuar.
Unë nuk humbas fokusin nga ndërtimi i Teatrit, sepse është marrë një leje dhe letrat me hipotekë për ndërtimin e Teatrit janë në pronësi të Bashkisë së Tiranës dhe Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Bashkisë së Tiranës për të prishur kotecin e tallashit. Dhe jo çdo gjel apo pulë që ka ngelur pa kotecin e tallashit quhet palë.
Për këtë arsye, vendimi i Gjykatës ishte që VKM është e Bashkisë së Tiranës është e saktë.
Ligji për t'i bërë këto punë me partneritet publik privat u shfuqizua sepse ishte ligj me afat dhe negociata mbaroi vjet dhe ne që vjet thamë që nuk do ta bëjmë me privat sepse artistët donin dy kate parkim. Donin një skenë shumë të kushtueshme, donin dy blackboks, sallë të madhe dhe sallë sipër.
Ne e quajtëm negociatën e skaduar. Gjykata thjesht noterizoi skadimin e këtij ligji. I dha të drejtë Bashkisë së Tiranës për të prishur një rraqe, tallashi e shkrepëses në Tiranë.
Ndërkohë ne do të presim të dali leja dhe do të hapim garën për Teatrin e Ri dhe nuk do të tërhiqemi nga kjo punë.
- Dua t’ju bëj edhe një pyetje që shqetëson shumë publikun në këto ditë të nxehta: transporti publik. Ka një sërë problemesh që nga mosndezja e kondicionerëve, moskorrektësia në frekuencat e lëvizjes, mungesa e orareve, heqja dhe rikthimi i aboneve. Ju keni folur shpesh për autobusë elektrikë, por gjithçka duket ende në letër?
Ne kemi një linjë të Bashkisë Tiranë ku qytetarët na japin një targë të saktë dhe ne dimë kë të penalizojmë.
Di të them që qytetarët kanë të drejtë, pasi disa linja janë bërë bajate.
Kjo është arsyeja përse disa operatorë që kanë 30 vite që punojnë në Tiranë do të zhduken një herë e mirë dhe do të vijnë operatorë të rinj.
Më shumë detaje s’mund t’iu them sepse histeria kolektive është bërë modë.
Do të duhet t’iu komunikojë një herë në mënyrë zyrtare heqjen e licencës të justifikuar që të kenë mundësi kur të shkojnë në gjykatë që të kërkojnë mbështetje nga ndonjë gjyqtar dallkauk nëpër gjykatat administrative dhe siç e bëjnë shpesh ku gjejnë një gjyqtar për t’iu shmangur gjobave të bashkisë.
Nëse ka raste specifike na duhet një targë, dhe në raste të përgjithshme disa linja do të shkojnë dhe do të thonë një herë e mirë lamtumirë.
Patëm një vit pandemie dhe u ndërpre tregtia me Kinën që ka qenë prodhuesi kryesor i autobusëve dhe kështu që jemi tërhequr nga ai treg.
Jemi duke kërkuar në tregjet europiane dhe di t’iu them që brenda korrikut linja e parë e gjelbër do të nisë brenda korrikut.
Mori pak kohë, por më vjen mirë që do të kemi këtë lajm të mirë.
Largimi i operatorëve problematikë dhe futja e linjës së gjelbër do japë sinjal të fortë për transportin publik në Tiranë.
Comments
hallet vlla hallet
Sa qenka plak lali eri
Add new comment