Francë, zgjedhjet rajonale zhgënjejnë Macron dhe Le Pen
As presidenti Macron dhe as e djathta ekstreme nuk morën rezultatet që prisnin në zgjedhjet rajonale të Francës. Partitë kryesore të krahut të majtë dhe të djathtë u rritën, duke lënë pas si La République en Marche të Emmanuel Macron ashtu edhe Bashkimi Kombëtar i Marine Le Pen.
Në mbarë vendin, partitë e krahut të majtë morën 34 përqind të votave, krahasuar me 29 përqind të votave për të djathtën dhe 19 për qind për Bashkimin Kombëtar të ekstremit të djathtë. La République en Marche, nganjëherë aleate me centristë të tjerë ose konservatorë, fitoi rreth 11 për qind të votave dhe në disa rajone kandidatët e Macron nuk arritën ta kalonin pragun për të kandiduar në raundin e dytë.
Kjo tregon që votuesit kanë zgjedhur kryesisht për të mbështetur presidentët në largim të këshillave rajonalë, të cilët janë kryesisht nga e majta dhe e djathta.
Dhjetë muaj nga zgjedhjet presidenciale franceze 2022, zgjedhjet rajonale shihen si test i rëndësishëm për gjendjen kombëtare ndërsa vendi del nga situata e vështirë që krijoi pandemia.
Kandidatët e partisë së Macron, La République en Marche (LREM), morën pak më shumë se 9 për qind të votave, nën pragun prej 10 për qind për të pasur një shans për të garuar në raundin e dytë. Kjo sinjalizon një humbje poshtëruese për Macron, i cili dërgoi pesë ministra për të kandiduar në rajon në një përpjekje për të rritur rezultatet.
Nëse rezultati konfirmohet përfundimisht do të jetë zhgënjim edhe për mbështetësit e Bashkimit Kombëtar të ekstremit të djathtë. Le Pen shpresonte të merrte të paktën një këshill rajonal - një fitore që do t'i jepte partisë së saj besueshmërinë që i duhet shumë në këtë moment.
Në vitin 2015, e majta mori 36 për qind të votave, ndërsa konservatorët 32 për qind. Bashkimi Kombëtar i atëhershëm mori 27 për qind të votave. La République en Marche nuk krijuar ende.
Add new comment