Shfaqje vjetër

Postuar në 12 Qershor, 2021 16:23

Kryeministri Rama ia ka rinisur avazit të qeverisjes siç di ai: video, promo, like dhe share, takime online dhe patjetër, reforma. Reformat nuk kanë të sosur në këtë vend që duket se ka një reformë/km2.

Sot është prezantuar një nismë e re…dixhitale kuptohet: Nëpunësi dixhital.

Gati për Shqipërinë, është emri i artit të kësaj nisme që synon të inkuadrojë në administatën publike shqiptare, qytetarë shqiptarë me banim jashtë të kontribuojnë në distancë.

Është kënaqësi dhe frymëzim bashkëbisedimi me aplikantët e shumtë plot talent dhe seriozitet për nismën “Gati për Shqipërinë”. Ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta. Ndërkohë aplikimet vazhdojnë të priten në adresën gatipershqiperine@kryeministria.al

theksoi z. Rama.

Është lajm i mirë që kryeministri i vendit, i tillë prej më shumë se 8 vjetësh, vazhdon të frymëzohet. Dhe lajm edhe më i mirë që frymëzohet nga kontributi i njerëzve në administratë, sektor që përgjithësisht than çdo frymëzim dhe emocion pozitiv sepse shndërrohet në një ritual shërbimi mekanik.

Agjencia Telegrafike Shqiptare e pasqyron këtë lloj lajmi duke sjellë shembujt konkretë të Gentianit në SHBA, Iglit në Itali, apo Fionës në Londër që ofrohen kështu të gatshëm për Shqipërinë parafabrikate të Edi Ramës. Sepse në 8 vjet reforma “që si ka bërë kush më parë”, Shqipëria edhe ka bërë ca hapa para.

Mandati dytë I z. Rama nisi me premtimin për reformën në administratën publike, pasi Shqipëria shpëtoi nga partiçkat dhe koaliaicionet e bezdisshme. Tani kemi operacioni final, me teatrin e nëpunësve dixhitalë, që na servir shërbimin publik në formatin e Facebook dhe kompanive të hi-tech.

Këtu problemi nuk qëndron edhe aq tek ideja në fjalë, që nuk është as e re dhe as inovatore, por te serioziteti dhe kapacitetet për të çuar para nisma të tilla. Sepse është jashtë logjikës për t’u pranuar si serioz fakti që dekada po del me të njëjtën shfaqje pasi pamë shfaqjet me diplomacinë ekonomike dhe studentët ekselentë.

Zoti Rama pati shansin të trashëgonte një vend interesant siç e karakterizonte vetë, ndërkohë që po e shndërron në një vend me qeverisje monotone dhe përsëritëse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.