Maxhoranca shkarkon Presidentin e Republikës

Postuar në 09 Qershor, 2021 15:26

Maxhoranca ka votuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta në seancën e ditës së sotme. Me 104 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar shkarkimin e kreut të shtetit, pak pasi në seancë u lexuan konkluzionet e raportit të komisionit të posaçëm që u ngrit për të pak javë më parë.

Largimin e Metës nga Presidenca, kur i mbeten edhe vetëm 8 muaj nga përfundimi i mandatit, tani e ka në dorë Gjykata Kushtetuese, e cila do të hetojë nëse gjetjet e Komisionit Hetimor për Metën përbëjnë shkelje të Kushtetutës. Komisioni Hetimor për hetimin e shkeljeve kushtetuese nga Presidenti i Republikës, nën drejtimin e deputetit socialist, Alket Hyseni, u ngrit pas zgjedhjeve të 25 prillit. Meta bëhet presidenti i parë në historinë e Shqipërisë që shkarkohet me votë nga deputetët e Parlamentit. Vetë kreu i shtetit e ka cilësuar të paligjshëm komisionin hetimor dhe rrjedhimisht edhe konkluzionet që çuan në votimin e sotëm.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Lajm i mire. Inshaallah ne burg, bashke me gruan dhe te gjithe te afermit e tij qe ia fshehin pasurine nen emrin e vet, nje nder keta eshte katnari milioner i Bubqit, Bes Tarallaku

Submitted by Prostituta Komb... (not verified) on

Maxhoranca?!
E keni fjalen per Shumica?!
Me falni per paditurine, shqiptar hesapi!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.