Gjykata Europiane e Audituesve: FRONTEX është një dështim
FRONTEX, Agjencia e BE-së për kufirin dhe rojen bregdetare është një dështim i plotë. Gjykata Europiane e Audituesve ka konstatuar paafatësinë e kësaj njësie në përmbushjen edhe të detyrave që i janë caktuar pesë vjet më parë, teksa aktualisht asaj po i ngarkohen misione të reja si deportimi i imigrantëve. Gjykata ka çmuar se vendimi i KE-së në vitin 2016 për ta shndërruar FRONTEX në agjenci europiane për Kufirin dhe Rojen Bregdetare nuk është i përshtatshëm për të luftuar imigracionin e paligjshëm dhe krimin ndërkufitar.
Në vitin 2019 Komisioni Europian vendosi që FRONTEX të arrijë deri në 10 000 policë deri në vitin 2027 nga 45 që kishte në vitin 2005 duke i lejuar dislokimin e rojeve kufitare në vendet jashtë BE-së.
Mendoj se njësi iu nënshtrua ndryshimeve shumë shpejt dhe tani po paguajnë çmimin e kësaj
është shprehur drejtuesi i ekipit auditues, Leo Brincat.
Raporti vjen ndërkohë që në disa media janë publikuar raportime për shkelje të mëdha si p.sh ndalimi i njerëzve për të hyrë në një vend dhe zbatimi i të drejtës së tyre për të aplikuar për azil.
Add new comment