Një non paper nga BE për Ballkanin Perëndimor

Postuar në 09 Maj, 2021 17:22

Të hënën, krerët e diplomacisë së Bashkimit Evropian do të zhvillojnë një diskutim strategjik në Bruksel mbi një angazhim më të fortë politik të BE-së me partnerët në Ballkanin Perëndimor. Sipas RTK2, në sesionin ministror të nesërm të BE-së do të diskutohet edhe për “të ardhmen e përbashkët përmes Bashkimit Evropian dhe veprimeve urgjente dhe të përbashkëta", me qëllim "forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë".

Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell, pritet të prezantojë para ministrave një "non-paper", që thekson se qëllimi fundor i Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi i plotë në BE.

Një zyrtar i lartë i BE u tha gazetarëve se ministrat kanë kërkuar diskutim mbi përmirësimin e bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor "për hir të stabilitetit dhe sigurisë së vetë BE dhe Bashkimi mund të jetë i sigurt vetëm nëse Ballkani Perëndimor është i sigurt dhe elastik, duke kontribuar kështu në përmirësimin e shanseve për procesin që çon rajonin në Bashkimin Evropian".

E njëjta temë pritet të trajtohet edhe të martën në kuadër të formatit "Çështje të Përgjithshme", ndërkohë që në qershor, krerët e shteteve ose qeverive duhet të diskutojnë se si t’i përfshijnë marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor në përparësitë strategjike të BE.

“Non-paper” i hartuar nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm, EEAS, (shërbimi diplomatik dhe Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes të Bashkimit Evropian) thotë se "integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është në interesin politik, ekonomik dhe të sigurisë dhe investimeve gjeostrategjike të BE-së në një Union të qëndrueshëm dhe të begatë".

Ky dokument non-paper tregon se një prani e fortë e BE-së është mënyra më e mirë për të parandaluar kthimin e Ballkanit Perëndimor drejt vendeve të tjera në botë, gjë që tregon qartë qëllimin e BE-së për të zvogëluar ndikimin e Kinës dhe Rusisë në rajon.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.