Studimi: Rrezatimi i bën mirë shëndetit
Një studim i kryer së fundmi në Universitetin Ben-Gurion të Negev në Izrael ka dalë në një konkluzion të habitshëm: ekspozimi relativisht i lartë ndaj rrezatimit të mjedisit (background radiation) në të vërtetë mund të çojë në jetë më të shëndetshme.
Rrezatimi i mjedisit është një lloj rrezatimi jonizues që buron nga burimet natyrore dhe ato artificiale. Burimet natyrore përfshijnë rrezatimin kozmik nga hapësira dhe materialet radioaktive që ndodhin natyrshëm, ndërsa burimet artificiale përfshijnë çdo gjë, nga rrezet X mjekësore te testimi i armëve bërthamore.
Studimi është botuar në revistën “Biogerontology” dhe në funksion të tij studiuesit ekzaminuan të dhënat e këtij lloj rrezatimi që datojnë gjatë viteve 1960 në të 3 129 qarqet në Shtetet e Bashkuara.
Të dhënat e mbledhura u krahasuan me normat e kancerit nga Statistikat e Kancerit të Shteteve të Bashkuara dhe të dhënat e jetëgjatësisë nga Instituti për Metrikë dhe Vlerësim të Shëndetit në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Uashingtonit.
Ajo që doli nga krahasimi ishte befasuese. Ata që jetonin në zona ku nivelet e këtij lloj rrezatimi ishin më të larta, në të gjitha gjinitë, kishin nivele dukshëm më të ulta të kancerit të mushkërive, pankreasit, zorrës së trashë dhe rektumit.
"Ekspozimi ndaj një rrezatimi të tillë tregon qartë efekte të dobishme shëndetësore tek njerëzit", thuhet në studim.
Në vend që të pretendojnë rrezatimi i mjedisit i shkakton drejtpërdrejt këto efekte pozitive shëndetësore, studiuesit më tepër po sugjerojnë që paradigma mbizotëruese për nevojën e mbajtjes së ekspozimit në nivele sa më të ulta të jetë e mundur pasi çdo nivel i rrezatimit jonizues është i dëmshëm duhet të vihet në dyshim.
Si rezultat i kësaj "paradigme lineare pa prag", qindra miliarda dollarë shkojnë drejt uljes së niveleve të rrezatimit, sipas studiuesve.
Është e paqartë nëse këto efekte do të zbatoheshin për nivele më të larta të këtij lloj rrezatimit përtej niveleve të shkaktuara nga burimet natyrore.
*Rrezatimi në sfond është një masë e nivelit të rrezatimit jonizues i pranishëm në mjedis në një vend të veçantë, që nuk vjen për shkak të vendosjes së qëllimshme të burimeve të rrezatimit. Rrezatimi në sfond buron nga një larmi burimesh, natyrore dhe artificiale.
Add new comment