SHBA, sanksione të reja Rusisë
Administrata Biden pritet të shpallë sot një sërë sanksionesh kundër individëve dhe subjekteve ruse, si dhe dëbimim e disa diplomatëve rusë nga Shtetet e Bashkuara. Masa vjen në përgjigje të ndërhyrjeve të zgjedhjeve dhe sulmit kibernetik SolarËinds.
Lajmin e bën të ditur CNN, duke cituar dy burime që kanë dijeni mbi dosjen. Subjekt i sanksioneve pritet të jenë drejtues të qeverisë dhe agjencive të inteligjencës, si dhe subjektet e përfshira në ndërhyrjet kibernetike.
Masat do të marrin formën e një urdhri ekzekutiv.
Një burim tjetër i ka thënë CNN-it se në lidhje me këto masa, SHBA është konsultuar me aleatët europianë. Qeveria e Biden i ka vënë më parë sanksione Moskës për helmimin dhe burgosjen e kundërshtarit rus Alexiei Navalni, por presidenti amerikan ka premtuar se do t’u përgjigjet të gjitha veprimeve armiqësore nga Kremlini.
Add new comment