Pas gjobës, Jack Ma pasurohet me 2 miliardë dollarë brenda një dite
Gjoba që shteti kinez i vuri sipërmarrësit Jack Ma është reflektuar në favor të tij në bursë. Aksionet e kompanisë Alibaba në Hong-Kong u rritën menjëherë me 6 %, ndërkohë që në bursën amerikane rritja është 9%, më e madhja në pothuajse katër vjet.
Sipas Indeksit të Miliarderëve nga Bloomberg, vlera neto e Ma u rrit me 2.3 miliardë dollarë për të arritur 52.1 miliardë dollarë. Ai aktualisht është njeriu i 25-të më i pasur në bot, dhe i treti në listën e më të pasurve të Kinës.
Fundjavën e kaluar, rregullatorët tregut në Kinë e ndëshkuan grupin Alibaba me një gjobë prej 18.2 miliard juan (2.8 miliardë dollarë), e cila arrin në 4% të të ardhurave të kompanisë në 2019. Gjoba është më e madhja e kësaj natyre që është vendosur ndonjëherë në Kinë, megjithatë prapëseprapë është më pak sesa maksimumi që parashikon ligji kinez.
Autoritetet kineze kanë konkluduar se gjiganti i shitjeve online është përfshirë në praktika anti-konkurruese, duke i detyruar tregtarët të shmangin platformat rivale të tregtisë elektronike. Alibaba e pranoi menjëherë gjobën, duke premtuar se do të garantojë një mjedis më të hapur funksionimi për tregtarët dhe partnerët e saj.
Add new comment