Në mandatin e tretë emetohet Beke-Bondi - Kohë për punë, jo gjumë!

Postuar në 02 Prill, 2021 19:04

Zëri i Amerikës njofton se Shqipëria ka humbur përfundimisht gjyqin ndaj biznesmenit Italian Francesco Becchetti. Lajmi sqaron ndër të tjera se:

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Ky dënim përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi.

Autoritetet shqiptare reaguan duke kërkuar anullimin e vendimit të marrë. Në Gusht të vitit 2019 ICSID pranoi ankimimin duke urdhëruar pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të vendimit të saj. Kërkesa për anullim është një formë e jashtëzakonshme rekursi e parashikuar në mbrojte të parimeve themelore juridike që lidhen më një proces...Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te shkelja e procedurave gjatë procesit të arbitrazhit, por Komisioni Ad Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e ka gjetur të drejtë pretendimin e palës shqiptare, e cila do të duhet tanimë të paguajë dëmshpërblimin prej 110 milion eurosh

Pra fare thjesht: Becchetti i vuri qylafin Shqipërisë së drejtuar nga Edi Rama që tani duhet të paguajë paratë. Mandati i tretë është për të larë borxhet duke ecur me marifete të reja. Ne duhet të jemi në pritje të Beke-Bondit, meqë drejtohemi nga një lypsar i suksesshëm! Do bëjnë sevap me siguri.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.