Kanadaja pezullon vaksinën e AstraZeneca për personat nën 55 vjrç
Kanadaja ka pezulluar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s për personat nën moshën 55 vjeç për shkak të shqetësimeve se ajo provokon mpiksje gjaku. Pezullimi i rekomandua nga Komiteti Kombëtar Këshillimor për Imunizimin sipas të cilit:
ka shqetësime substanciale rreth përfitimeve të vaksinës së AstrZeneca-s për të rriturit nën 55 vjeç nisur nga rreziqet potenciale
Komiteti në fjalë ka referuar në vendimin e vet të dhënat e verifikuar në Europë sipas të cilave rreziku që një person të zhvillojë mpiksje gjaku me pasoja fatale si pasojë e përdorimit të vaksinës në fjalë, është 1 në 100 000 raste. Ne Europë ky problem është verifikuar kryesisht te femra të moshës nën 55 vjeç, çka edhe shpjegon pezullimin në fjalë.
Add new comment