Akuza për korrupsion me maskat edhe ndaj qeverisë së Angela Merkel
Agjencia gjermane e lajmeve Deutsche Welle raporton për një hije skandali që mund të përfshijë ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn. Media të ndryshme kanë raportuar një marrëveshje për maskat mes ministrisë që ai drejton dhe kompanisë ku punon bashkëshorti i tij.
Raportet e fundit vijnë ndërkohë që konservatorët e Angela Merkel përballen me krititika për korrupsion gjatë pandemisë
thekson agjencia DW.
Marrëveshja së pari u raportua në revistën “Der Spiegel” dhe sipas saj, një kompani mediatike e quajtur, Hubert Burda Media GmbH i shiti Ministrisë së Shëndetësisë rreth 570 mijë maska në muajin prill 2020, në një kohë kur furnizimet ishin të ulëta dhe maskat mbrojtëse mezi gjendeshin. Të njëjtat raportime informojnë po ashtu se bashkëshorti i ministrit Spahn, Daniel Funke, mban një detyrë të lartë në zyrat e kompanisë në Berlin, duke shtuar dyshimet për aferë korrupsioni. Ministria dhe kompania kanë mohuar që të jetë bërë një trajtim preferencial në këtë rast dhe se marrëveshja është bërë në përputhje me ligjet federale.
Add new comment