Studiuesit norvegjezë kundër OBSH dhe EMA: Vaksina e AztraZeneca provokon mpiksje gjaku

Postuar në 19 Mars, 2021 14:08

Kërkuesit norvegjezë pretendojnë se kanë gjetur shkakun e mpiksjes së gjakut si pasojë e vaskinës anti-CoVid-19 të zhvilluar nga AstraZeneca. Sipas këtyre ekspertëve vaksina provokon një reagim shumë të fortë imunitar që çon mandej në një kombinim të rrallë të gjakut të mpiksur dhe trombociteve. Studimi vjen nga spitali Rikshospitalet në emër të të cilit ka folur profesori Pal Andre Holme, spital që ka trajtuar tre pacientë me simptoma të rënda pas vaksinimit me AstraZeneca.

Nuk shoh ndonjë arsye tjetër përveç vaksinës…që provokon një reagim të fortë imunitar

ka thënë Holme për mediat norvegjeze.

Edhe me këtë teori problem paraqitet njohja jo e plotë e sistemit imunitar teksa janë antitrupat që aktivizojnë në disa raset trombet dhe mpiksjen e gjakut. Këto gjetje bien në kundërshtim me deklarimet dhe gjetjet e Oragnizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Agjencisë Europiane të Barnave. Deri më tani janë 20 vende që kanë bllokuar AstraZenecan për shkak të raportimeve se jep pasoja tqë rënda.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.