Egjipti përgatitet për kalimin drejt një kryeqyteti të ri
Egjipti po përgatitet për t’u zhvendosur në një kryeqytet të ri në zonën e shkretëtirës pranë Kajros duke përmbushur kështu një ambicie modernizuese për vendin.
50 000 nëpunësit e parë civilë do të zhvendosen këtë verë në qytetin e ri që është konceptuar duke marrë parasysh të gjitha kërkesat e modernitetit të shekullit të 21-të.
Në qendër të tij është menduar një bulevard ministrish që riprodhon modelin faraonik, krahas një kompleksi islamik, ndërtesa të parlamentit dhe kompleksi presidencial.
Qyteti, deri më tani i njohur me emrin: Kryeqyteti i Ri Administrativ është projektuar të funksionojë me teknologjinë e re dhe vetëm faza e parë thith 25 miliardë dollarë.
Qendra kontrolli për infrastrukturën, siguri elektronike, panele diellore, pagesa pa kartëmonedhë dhe 15 m2 hapësirë e gjelbër/banor – këto janë disa prej karakteristikave të kryeqytetit të ri.
Mendohet se qyteti i ri do të strehojë 6 milione banorë në fazën përfundimtare, por qeveria do të ketë mundësinë të vazhdojë punën qysh tani.
Add new comment