Vaksina të përforcuara për një virus që ndryshon gjatë gjithë kohës

Postuar në 15 Mars, 2021 11:13

Për shkak të mutacionit të virusit SARS-CoV-2 , edhe vaksinat duhet të ndryshojnë herë pas here. Ato duhet të përforcohen përballë viruseve më të transmetueshëm dhe më të aftë për të shmangur imunitetin e njeriut.

Koronavirusi i ri, i cili ka vrarë 2.65 milionë njerëz në mbarë botën që kur u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019, pëson mutacion rreth një herë në dy javë, më ngadalë se gripi ose HIV, por mjaftueshëm për ta bërë të domosdoshëm ndryshimin e vaksinës.

Sharon Peacock, që kryeson COVID-19 Genomics UK (COG-UK), i cili ka zbuluar sekuencën e gjysmës së gjenomeve të koronavirusit që janë analizuar deri më tani në botë, thotë se lufta me virusin është si loja e maces me miun.

"Ne duhet të vlerësojmë se gjithmonë do të na duhen doza përforcuese; imuniteti ndaj koronavirusit nuk zgjat përgjithmonë," i tha Peacock Reuters.

"Ne tashmë po i përshtasim vaksinat në mënyrë që të luftojnë variante me një kombinim të transmetueshmërisë së shtuar dhe aftësinë për të shmangur pjesërisht përgjigjen tonë imune", tha ajo.

Peacock tha se ishte i bindur se vaksina të përforcuara - të tilla si ato të gripit - do të duhen për t’u bërë ballë varianteve të ardhshme, por që shpejtësia e inovacionit të vaksinave nënkupton që ato të zhvillohesh me ritëm dhe të shpërndahen për popullatën.

COG-UK u krijua nga Peacock, profesore në Kembrixh, pikërisht një vit më parë me ndihmën e këshilltarit kryesor shkencor të qeverisë britanike, Patrick Vallance, ndërsa virusi përhapej me shpejtësi në të gjithë globin.

Konsorciumi i shëndetit publik dhe institucioneve akademike tani është grupi më i madh në botë në lidhje me gjenetikën e virusit. Ai ka ndërtuar sekuencën e 346 713 gjenomeve të virusit nga rreth 709 000 gjenome në nivel global.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.