Serbia merr të drejtën e ndërtimit edhe për fabrikën e Sinopharm për prodhimin e vaksinës

Postuar në 12 Mars, 2021 01:42

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se në Serbi do të ndërtohet së shpejti një fabrikë e Sinopharm për prodhimin e vaksinave kundër CoVid-19.

Nga 15 tetori ne do të kemi sasi të mëdha vaksine për vete dhe mbarë rajonin. Ne do të duhet të furnizojmë edhe rajonin të paktën me çmimin e prodhimit. Shpresoj se Serbia nuk do të bezdisë kënd në këtë drejtim. Dua të besoj se njerëzit kuptojnë se kjo është për shëndetin e mbarë rajonit. Serbia do të jetë pakrahasismiht e madhe me atë që është sot

tha ndër të tjera Vuçiç sipas mediave serbe.

Ai ka shtuar se Serbia do të jetë në gjendje të prodhojë 2-3 milionë doza në muaj, duke zgjidhur kështu praktikisht çështjen e furnizimit për mbarë Ballkanin Perëndimor. Më herët Serbia ka njoftuar se ka rënë dakord edhe për prodhimin e vaksinës ruse, një hap ky që do të ketë patjetër ndikime të mëdha në rajon, nëse pandemia nuk arrin të mbyllet për një kohë të shkurtër. Nuk është e qartë nëse edhe Shqipëria e z. Rama ka shpresa te Beogradi për marrjen e dozave të mjaftueshme të vaksinës që do të zgjidhnin një situatë bllokimi për vaksinën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.