SHBA kërkon nga Turqia organizimin e bisedimeve afgane të paqes
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar se do të kërkojë nga qeveria e Turqisë të presë një takim mes liderëve afganë. Lajmi publikohet nga mediat afgane dhe qarkullohet në mediat turke duke cituar madje edhe pjesë nga letra e Blinken dërguar presidentitt afgan, Ashraf Ghani.
Ne do t’i kërkojmë qeverisë së Turqisë të presë një takim të nivelit të lartë të të dyja palëve gjatë javëe në vijim për finalizimin e një marrëveshjeje të paqes. Unë ju kërkoj Juve apo personave të autorizuar nga ju të bashkoheni me përfaqësues të tjerë të Republikës Islamike të Afganistanit në këtë takim
citohet letra e Blinken.
Në letër përfaqësuesi amerikan thekson se zgjidhja afgane duhet të jetë më përfshirëse duke pataur parasysh disa aktorë politikë në vend. Në letrën e vet Blinken vihet në dukje se trupat talebane mund të përfitojnë nga tërheqja amerikane dhe të kërkojnë zgjerim territorial, çka do të ishte në disfavor të stabilitetit afatgjatë të vendit dhe interesave të fuqive të mëdha.
Nga ana tjetër kërkesa për Turqinë është një sinjal që tregon qasjen e SHBA ndaj Ankarasë, e cila ka disa probleme të hapura së fundmi në Mesdheun Lindor.
Add new comment