“Tribal dhe seksi”, Alice Cooper rrëfen lidhjen e ngushtë të Detroitit me rock&roll
“Detroit” i Alice Cooper është një rikthim në nga skenat më të mëdha muzikore të ShBA. Albumi në nder të qytetit të tij evokon shpirtin e Detroitit të viteve ’60, ku bandat muzikore të rock&rollit ishin më të famshme se në çdo qytet tjetër amerikan.
“Detroiti ishte një qytet industrial. Ishte si Njukastelli: të gjithë punonin për Ford apo Chevrolet apo GMC. Të gjithë prindërit punonin. Të gjithë fëmijët i gjeje në rrugë. Mendoj se tingujt e Detroitit kanë njëfarë lidhjeje me makineritë e mëdha të zhurmshme. Kjo I bëri njerëzit që muzikën në shtëpi ta dëgjonin me zë të lartë, të dëgjonin muzikë rock”, thotë Cooper.
Cooper tani është 73 vjeç dhe kujton daljet e para në skenë.
“Atje duhej të dilje në skenë me njëfarë qëndrimi. Turma e adhuronte këtë”, kujton ai.
Për Cooper, mentaliteti i Detroitit të asaj kohe nuk ishte aspak i sofistikuar.
“Ishte tribal në njëfarë mënyre dhe deri diku seksi. Kishte diferencë le të themi me Los Angeles, ku nëse një bandë e Detroit ishte në qytet, njerëzit ktheheshin nga puna, vishnin xhinset e grisura Levis dhe xhaketën e lëkurës dhe përpiqeshin të dukeshin sikur i përkisnin gjësë. Ndërsa në Detroit, ata shkonin direkt nga puna, siç ishin të veshur, me çizmet e punës”.
Por historia e rock’n’roll-it të Detroitit lidhet edhe me Mitch Ryder dhe Detroit Wheels, the Rationals, Scott Richardson, Bob Seger, Ted Nugent dhe muzikantët që u bënë yje të rock-ut më vonë: Cooper dhe Suzi Quatro.
"Ne ishim banda e parë," thotë bateristi Johnny "Bee" Badanjek nga Mitch Ryder dhe Detroit Wheels. Ata nuk ishin vetëm të parët; ata ishin më të mëdhenjtë. Në të gjithë vitet 1965 dhe 1966, ndërsa bandat muzikore "pushtuese britanike" të tilla si Beatles po sillnin pop me kitarë në masat amerikane, ata patën një seri hitesh në Top 10 Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ashtu si The Wheels, vala e parë e grupeve të Detroit ishin befasisht të reja. Scott Richardson ishte ende në shkollë të mesme kur formoi “Chosen Few”. “Bëja 125 dollarë në javë. Babai im ishte jashtëzakonisht i habitur dhe i mërzitur në të njëjtën kohë”, thotë Richardson.
Grupet e Detroit evoluan në ekosistemin e tyre: kërcimet në shkolla, klubet, etiketimi A-Square, revista Creem e themeluar nga Detroit, radioja dhe stacioni televiziv CKLW.
"Muzika shpirtërore kalonte nëpër rock'n'rollin e Detroit", thotë Cooper, duke kujtuar fëmijërinë e tij në qytet. "Ndizje radion dhe tingujt e Motown ishin aty gjatë gjithë kohës."
Nga fundi i viteve ‘60, sidoqoftë, R&B po i linte terren diçkaje më të rëndë në tingullin e Detroit, nën ndikimin e grupeve britanike si Kinks dhe Who. Ndoshta kjo pasqyroi edhe kundërkulturën duke u bërë më agresive përballë intensifikimit të luftës së Vietnamit dhe ngritjes së grupeve politike të majta në përgjigje të kësaj. Rationals ishin bërë një grup hard rock, MC5 po përpiqej të sillte në jetën muzikore mantrën e partisë White Panther të bashkë-themeluar nga menaxheri i tyre John Sinclair - "Drogë, armë dhe seks në rrugë"
Ky ishte Detroiti, në të cilin u shfaq banda e Cooper, megjithëse rastësisht. “Shep Gordon, menaxheri im, thotë: 'Vendi i parë ku do të kemi ovacion, aty do të zhvendosemi.'
Ndërsa MC5 u instalua në Grande, Cooper u bë de facto banda vendase në një tjetër klub në Detroit, Eastown Theatre.
Ajo që i dha mundësi Cooper-it të lëvizte përtej Detroit ishte producenti Bob Ezrin, i cili gjeti te banda kanavacën perfekte në të cilën do të vizatonte pikturën e tij të hard rock-ut.
Love It to Death solli hitin e parë kombëtar për Alice Cooper, I'm Eighteen, dhe ata ishin në një trajektore të re. Për Scott Richardson, ishte fillimi i fundit për rock'n’roll-in me energji të lartë. “Alice kishte një shfaqje të shkëlqyeshme. Por ishte edhe më mirë para se të fillonin të gjitha marrëzitë me gijotinat, rekuizitat dhe gjithçka tjetër. Kur ata thjesht luanin, ata ishin vërtet, shumë të mirë. Me Alice Cooper dhe Iggy Pop, të gjithë vendosën të bëhen yje roku. Është si çdo gjë tjetër në Amerikë, do të gjesh një mënyrë për të fituar para. Dhe kjo është ajo që ata bënë. Dhe pastaj u kthye në shoubiz ”..
MC5 dhe Stooges u kthyen në legjenda të gdhendura në gur. Alice Cooper, Bob Seger dhe Ted Nugent u bënë yje të mirëfilltë roku. Steve Hunter, kitaristi në Detroit, u bë ndihmës i Lou Reed, ashtu si Dick Wagner i Frost. Ndërsa David Bowie shkoi në parajsë, Scott Richardson u bë pjesë e rrethit të tij të ngushtë, duke ndihmuar në zgjedhjen e këngëve për albumin Pin-Ups dhe duke shkruar dy këngë në albumin solo të kitaristit të Spider From Mars, Sicked on 10th Avenue. Por asnjëri prej tyre nuk e ka harruar skenën e rock’n’roll të viteve ’60 të qytetit.
"Ishte Detroit, ta dini", thotë Johnny Badanjek. "Ishte si të fluturoje me 150 milje në orë në një Corvette."
Add new comment