BE, sanksione për katër zyrtarë rusë
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian ranë dakord sot për të vendosur sanksione ndaj katër zyrtarëve të lartë rusë, një përgjigje kjo kryesisht simbolike ndaj burgimit të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.
Kryediplomatët arritën një marrëveshje politike gjatë takimit të tyre të hënën pasi Franca, Gjermania, Polonia dhe vendet baltike i kërkuan bllokut me 27 anëtarë t'i dërgojnë një mesazh presidentit Vladimir Putin se debati dhe protesta duhet të lejohen në Rusi.
Gjatë takimit në Bruksel nuk u diskutuan emra, por siç bën të ditur Reuters, një diplomat tha se kreu i Komitetit Rus të Hetimit, i cili shqyrton krimet e rënda, drejtori i burgjeve, drejtori i Gardës Kombëtare të Rusisë dhe prokurori i përgjithshëm do të jenë personat të cilëve do t’u ndalohet udhëtimi dhe do t'u ngrijnë asetet.
Pavarësisht thirrjeve të ndihmësve më të afërt të Navalny-t drejtuar BE-së për ta zgjeruar rrjetën e sanksioneve te anëtarët e elitës së biznesit të Rusisë afër Putinit, qeveritë e BE kanë synuar zyrtarët e lartë, sepse sanksione të tilla mund t'u rezistojnë më mirë sfidave ligjore.
Navalny u arrestua pasi u kthye në Rusi nga Gjermania muajin e kaluar dhe u burgos në 2 shkurt për shkelje të lirisë me kusht.
Ai u kthye në Moskë nga Gjermania pasi u shërua nga helmimi me një agjent nervor dhe ka akuzuar Kremlinin se ka tentuar ta vrasë, një akuzë kjo që hidhet poshte nga Rusia, e cila nga ana tjetër akuzon BE-në për ndërhyrje në punët e saj.
Comments
u keputen ne bythe europianet
u keputen ne bythe europianet!
Add new comment