Vaksinim i miqve pa radhë, dorëhiqet ministri i Shëndetësisë në Argjentinë
Pas Perusë ku ish-presidenti hyri si vullnetar në testet e vaksinës anti-CoVid-19, një tjetër skandal i ngjashëm ka prekur Argjentinën. Ministri i Shëndetësisë, Gines Gonzales Garci ka dhënë dorëheqjen pas akuzave se miq të tij janë vaksinuar jashtë radhe.
Skandali u zbulua nga gazetari 71 vjeçar Horacio Verbitsky që deklaroi në radio se ishte vaksinuar për shkak të njohjes së vjetër me ministrin e Shëndetësisë.
Aktualisht Argjentina ka ndjekur planin e vaskinimit të personelit mjekësor për të vijuar me moshat e mëdha, por devijimi nga radha ka bërë që të vijë dorëheqja e ministrit.
Add new comment