OKB: Niveli i detit do të rritet me 25% deri në vitin 2100

Postuar në 19 Shkurt, 2021 17:30

Disa nga destinacionet më të njohura turistike në botë rrezikojnë të zhduken plotësisht deri në fund të këtij shekulli nëse nivelet e detit vazhdojnë të rriten me ritmin aktual.

Një raport i ri i hartuar nga Paneli Ndërqeveritar i Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (IPCC) ka zbuluar se niveli i detit pritet të rritet me 25 për qind deri në vitin 2100.

Një ndryshim i këtyre përmasave do të detyrojë të zhvendosen më shumë se 600 milionë njerëz sipas një studimi të botuar nga Nature Communications në 2019.

I njëjti hulumtim zbulon se toka në të cilën banojnë 300 milionë njerëz rrezikon të përmbytet çdo vit deri në vitin 2050.

Shumë nga vendet më të rrezikuara janë destinacione turistike, me ekonomi që varen shumë nga sektori i udhëtimeve.

Shtetet e vogla ishullore, që janë vende në zhvillim si Fixhi, Palau, Seychelles dhe Maldivet do të jenë ndër më të prekurat. Banorët e këtyre vendeve tashmë po përballen me frikën se do të duhet të migrojnë në zona më të larta.

Atraksione turistike si si Amsterdami, Tokio, Kejptaun dhe Nju-Jorku ndër shumë të tjera, mund të përballen me përmbytje.

Rritja e nivelit të detit me 1 metër mund të mos duket e madhe, por do të ketë efekte shkatërruese si për njerëzit ashtu edhe për ekonomitë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.