Çako: “Geci” nuk përmbushi detyrimet e kontratës, duhet të mbajë përgjegjësi penale
Kompania Geci, e cila ka një kontratë koncensionare për mirëmbajtjen e aksit të rajonit Shkodër dhe Kukës, ishte njoftuar nga pushteti vendor dhe Agjencia e Emergjencave Civile për mundësinë e bllokimit të aksit Milot-Lezhë, por pavarësisht kësaj, ndërhyri me vonesë në terren. Kreun i Emeregjeëncave Civile, Haki Çako, thotë në një intetvistë për MCN se haptazi me apo pa qëllim, kompania ka shkelur kontratën për të cilën duhet të mbajë përgjegjësi penale dhe administrative.
"Ka detyrime të përcaktuara për të dy subjektet, qoftë për atë që është autoriteti kontraktual, qoftë edhe për operatorin që ka marrë përsipër për të mirëmbajtur rrugën. Dhe në këto kushte kuptohet q ëe ka përgjegjësi administrative për elementë të caktuar të moszbatimit të kontratës, me saksione të përcaktuara në kontratë, të cilat zgjidhen në mënyrë vullnetare apo edhe në mënyrë gjyqësore nëse ka mosmarrëveshje. Ashtu sikurse ka edhe përgjegjësi penale për të gjitha rastet kur nuk janë plotësuar të gjitha kriteret, apo edhe të gjitha detyrimet që kontraktori i ka vënë në dispozicion subjektit, pra operatorit në fjalë. Por ai me dashje apo edhe nga pakujdesia nuk ka kryer detyrën, dhe kemi të bëjmë me elementë të veprës penale dhe fillon procedimi penal, dhe referohet në prokuroritë respektive të rrethit gjyqësor”.
Qytetarët kaluan natën e 13 shkurtit në rrugën e blolokuar në temperature nën zero, megjithëse AKMC dhe Prefektura e Lezhës e kishin sinjalizuar për të marrë masa, pasi situata mund të agravonte si pasojë e reshjeve të dëborës.
Që kompania e nënkontraktuar është njoftuar, e konfirmon kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, i cili deklaron se Geci nuk ka zbatuar detyrimet e parashikuara në marrëveshje, duke detyruar që në aksin e bllokuar të ndërhyjë shteti.
“Aksi rrugor Milot-Lezhë është një aks problematik, ndonëse monitorohet nga një kompani, e cila ka marrë përgjegjësinë e vet, mirëmbajtja. Në këto momente nuk ishte në lartësinë e duhur, por gjithësesi u ndërhy me ARRSH dhe me të gjitha strukturat e tjera, deri sa u bë e mundur hapja e rrugës me të gjitha strukturat e emergjencave, Policisë së Shtetit, FA, ARRSH, edhe vetë agjencia ka qenë prezente gjatë gjithë natës deri në zhbllokimin e gjithë situatës, e cila kërkoi kohën e vet për të spostuar të gjithë automjetet që ishin zhvendosur njëra mbi tjetrën me vështirësi”.
Çako thekson se kompania është njoftuar për mundësinë e bllokimit edhe nga Komisioni i Mbrojtjes Civile i prefekturës së Lezhës.
“Dhe ndonëse është njoftuar kompania përkatëse, komisioni i mbrojtjes civile i prefekturës së Lezhës, AKMC, struktura të tjera e kanë kontaktuar dhe ata nuk e kanë patur të planifikuar sigurisht ndërhyrjen me hedhje të skories dhe kripës, pasi ajo është një segment që nuk ka qenë i parashikuar për prezencë të reshjeve të dëborës, dhe kjo ka vështirësuar deri-diku situatën”.
Më e rëndë, situata bëhet edhe nga konfirmimi që jep eksperti i Drejtorisë së Emergjencave Civile në Prefekturën e Lezhës, Ndrek Mëhillaj, i cili thotë se kompania ndërhyri më vonesë, çka e ka detyruar këtë institucion të kërkonte ndihmë te AKMC, që kompania te zbriste në terren.
"Ka ndërhyrë me vonesë, kemi njoftuar AKMC", thotë ai.
Si AKMC dhe Prefekturës së Lezhës, që kanë qene prezente në terren, konfirmojnë ndërhyrjen me vonesë të kompanisë dhe moszbatimin e kontratës. Por, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe kreu i ARRSH, Ergys Verdho, flasin për një tjetër situatë. Sipas tyre, kompania ka ndërhyrë përtej parashikimeve kontraktuale, duke mbrojtur variantin se vonesat kanë ardhur si pasojë e motit të keq, acar, që ndodh 1 herë në 100 vjet.
"Në rastin e fundit, që ndodh 1 herë në 100 vjet, borëpastrueset kanë zbritur nga kontrata e Skuraj Burrel për të kriposur vendin në orën 11. Dendësia e mjeteve ishte shumë e madhe dhe përdorimi i gomave të verës në këtë sezon, çoi në destabilizim të zonës. U krijua një anomali e trafikut, me dy trajlera që bllokuan rrugën. Operacioni i shpëtimit të tyre, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, u erdhi në ndihmë qyetarëve që ishin zënë mat”.
Por, sipas Çakos, kompania është përgjegjëse për të ndërhyrë e para për çdo problematikë që konstatohet në akset për të cilat ka një detyrim kontraktual.
“Kanë bërë një kontratë për mirëmbatjen e këtij aksi dhe çdo problematikë, çdo vështirësi që krijohet ata duhet të jenë përpara të gjitha strukturave të tjera”.
Vetë kompania Geci, në një proponcim për MCN, ka mbajtur të njëjtat argumenta me ministren Balluku dhe kreun e ARSH, Verdho, duke deklaruar se ka ndërhyrje përtej marrëveshjes që ka firmosur dhe duke fajësuar drejtuesit e automejteve për kaos në rrugë, që i ka pamundësuar ndërhyrjen në kohë.
“Ne jemi vënë në dijeni për reshjet e së shtunës, ndaj dhe kemi nxjerrë në terren të gjitha mjetet e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit në akset që ne kemi në ngarkim. Sëbashku me ne ka qenë edhe Policia Rrugore, por për shkak edhe të stuhisë dhe erës së fortë në këtë aks, ishte e pamundur ndërhyrja, pasi teksa ne ndërhynim për pastrtimin e një segmenti të caktuar, stuhia e bllokonte sërish atë”.
"E gjithë kjo bëhet për shou, po përpiqen të baltosin kompaninë tonë, kjo duket mjaft qartë, pasi jemi edhe në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit”.
Për situatën e krijuar në 13 shkurt, prokuroria e Lezhës po bën verifikime kryesisht ndaj tenderit që i ëshhtë dhënë kompanisë "Geci" për mirëmbajtjen e aksit Milot-Lezhë.
Add new comment