Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, 18 milionë lekë për një logo plagjiaturë
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit (TKOBAP) ka një logo të re, që nuk dihet kush e ka dizajnuar. Ajo që dihet deri tani është vetëm se ai është paguar 1 845 000 lekë dhe logoja është plagjiaturë. Denoncimi është bërë nga artisti i Arteve Pamore, Ardian Isufi, por nga TKOBAP nuk ka akoma asnjë informacion në lidhje me emrin e “autorit” që është paguar për logon.
Në janar të vitit të kaluar, TKOBAP ka shpallur konkursin e hapur me anë të një thirrjeje publike për dizajnimin e logos së re. Në faqen zyrtare të TKOBAP gjendet informacion mbi kriteret për logon dhe afatin e konkursit që përfundonte në 24 shkurt 2020, por në asnjë moment nuk është bërë me dije fituesi i konkursit, juria, apo dhe kriteret mbi të cilat është përzgjedhur.
Add new comment