OBSh rrëzon mundësinë e daljes së Sars-CoV-2 nga laboratori
Koronavirusi mund të mos e ketë origjinën në Wuhan. Shkencëtarët e OBSH-së po mbajnë sot një konferencë për të hulumtimet mbi origjinën e SARS-CoV-2 në Kinë, gjatë së cilës deklaruan se është “jashtëzakonisht e pamundur” që virusi të ketë dalë nga një laborator dhe kanë kërkuar që të mos studiohet më tej në teori. Në vend të kësaj, Peter Embarek, udhëheqësi i ekipit të OBSH-së, tha që studime të mëtejshme duhet të kryhen nëse virusi është importuar në vend - ndoshta përmes mishit të ngrirë të shitur në tregun në Wuhan, nga ku u zbuluan rastet e para të të infektuarve.
Ai gjithashtu mbështeti pohimet se nuk ka prova të transmetimit në “Wuhan ose diku tjetër” në Kinë para dhjetorit 2019, megjithëse provat në rritje tregojnë se virusi po qarkullonte globalisht që nga shtatori. Eksperti i viruseve në OBSH tha në konferencën për shtyp se puna për të identifikuar origjinën e koronavirusit tregon për një rezervuar natyror në lakuriqët e natës, por nuk ka gjasa që ato të ishin në Wuhan, qyteti kinez ku u zbulua shpërthimi në fund të vitit 2019.
Sipas tij, hipoteza që koronavirusi transmetohet përmes tregtisë së produkteve të ngrira është e mundur dhe se rruga e virusit nga kafsha në tregun Huanan mund të jetë shumë e ngatërruar dhe mund t'i ketë kaluar kufijtë.
“Aty ishte përhapur midis njerëzve që ishin atje dhe jetuan dhe punuan dhe vizituan tregun Huanan gjatë gjithë dhjetorit. Se si u prezantua dhe u përhap në treg, është ende e panjohur. Ne kemi një hartë dhe kemi hartuar me kalimin e kohës përhapjen e virusit midis rasteve të mëparshme që ishin të lidhura me tregun. Ne kemi një pamje se ku rastet lidhen me tregun. Ne kemi sekuenca gjenetike për disa nga këto raste...E gjithë kjo që na tregon se kishte një përhapje mes njerëzve në tregun Huanan në dhjetor, prandaj tregu ndoshta ishte një mjedis ku virusi përhapja mund të ndodhte lehtë, por nuk është e gjithë historia. Ne e dimë se ishte përhapur edhe mes individëve që nuk ishin të lidhur me këtë treg. Ata ishin të lidhur me tregun tjetër...Pra, panorama nuk është e qartë në atë drejtim. Ne jemi ende duke punuar me hipotezën se ajo mund të ishte futur nga një person, i cili ishte infektuar dhe më pas është përhapur te persona të tjerë në treg. Por mund të jetë edhe përmes prezantimit të një produkti. Ndër produktet më interesante ishin ato të mishrave të ngrirë. Disa nga këto specie dihet se janë të ndjeshme ndaj këtyre llojeve të viruseve”, tha Embarek.
Po ashtu, edhe Dr.Liang Winnian, kreu i ekipit hulumtues në Wuhan, tha se virusi mund të bartet në distanca të gjata në produktet e ngrira, duke lënë të kuptohet se zhvendoset drejt importit të mundshëm të virusit. Ai gjithashtu tha se nuk kishte 'asnjë indikacion' se sëmundja ishte në qarkullim në Wuhan para dhjetorit 2019, kur janë regjistruar rastet e para zyrtare. Embarek thotë se disa nga rastet e para të infektimeve të lidhura me tregun kishin fillimin e simptomave në dy javët e para të dhjetorit, duke treguar që ata ishin të ngjarë të infektoheshin në fillim të muajit ose në fund të nëntorit.
Lidhur me arsyen pse teoria e daljes së virusit nga laboratori është e vetmja hipotezë që është zhvlerësuar pothuajse nga të gjitha ekipet, ai sqaroi se nga vlerësimet në Institutin e Virologjisë në Wuhan (WIV) u vu re se ishte në një gjendje të mirë dhe se ishte "shumë e pamundur që diçka mund të shpëtonte nga një vend i tillë”. Ekipi i ekspertëve arriti në Wuhan në 14 janar dhe pas dy javësh karantinë vizitoi vendet kryesore si tregu i prodhimeve të detit Huanan, vendndodhja e grupit të parë të njohur të infeksioneve, si dhe Institutin e Virologjisë Wuhan, i cili ka qenë i përfshirë në kërkimin e koronavirusit.
Comments
Hahaha!
E para, shprehjet "shume e pamundur" dhe "jashtezakonisht e pamundur" perbejne kontradiksione llogjike te tipit " te gjithe jane te barabarte, por disa jane me te barabarte se te tjeret". Kur dicka eshte e pamundur eshte e pamundur. E dyta, as nje ekip dhe as nje specialist nuk mund te jete ne gjendje te perjashtoje rrjedhjen e qellimte te virusit. Kushdo qe do ta bente nje gje te tille, do te merrte masat paraprakisht qe te mos linte as edhe nje gjurme, keshtu qe konkluzioni i ketij ekipit te OBSH duhet mare me shume rezerva, gat-gati duket sikur eshte nje perpjekje e qellimshme per te shfajesuar Kinen. Dhe se treti, perse kinezet zhduken dy-tre mjeke dhe gazetare qe dhane alarmin te paret per semundjen neper rrjetet sociale?
Add new comment