Bullgaria: Nuk kemi vënë veto ndaj Maqedonisë së Veriut. Thjesht kemi propozuar 12 pika shtesë
Bullgaria ka bërë një tërheqje taktike nga qëndrimi i vet bllokues ndaj hapjes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian. Tani nuk ka më veto, por kërkesë që Shkupi të firmosë 12 pika të një aneksi që i shtohet kërkesave standard të BE-së. Zv. kryeministri bullgar Krasimir Karakachanov ka sqaruar “pozicionin e moderuar” të Sofjes
Bullgaria nuk vuri veton, por thjesht ka thënë se nuk është gati për datën e negociatave. Bullgaria është pro zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor por gjuha e urrejtjes kundër çdo gjëje bullgare është shqetësuese
ka thënë ai.
Bullgaria ka disa kërkesa specifike ndaj Maqedonisë së Veriut për identitietin e popullsisë slave si gjuha dhe historia, diçka që në fund të fundit nuk përkon me të drejtën e zgjedhjes dhe orientimit dhe që e kthen Historinë në një burg të përjetshëm.
Add new comment