Shqipizëm

Postuar në 07 Janar, 2021 22:35

Nuk bëjmë kafe pas orës 19:00.

Kemi larë ekspresin me sodë, nuk bëjmë kafe.

Jam me këtë italianin, e ke bezdi ta bësh një kafe?

Po, mirë. Po e bëjmë.

Falemnderit!

***

Ditë shiu në Tiranë…

Hap derën e taksisë.

Më fal, për ku?

Tek Pallati me Shigjeta.

Jo, jo. Me vjen keq, ka shume trafik!!!

Po ju a jeni taksi?

Ka trafik. Jo.

***

Më falni ku mund të blej aksesorë për mobilje?

Aaaa, shiko. Vetëm te rruga përballë Prokurorisë, do ecësh tek ajo tatëpjeta, majtas është një aksesorë mobiljesh!!! Aty i marrim të gjithë.

***

Më falni ku mund të blej pulla për xhaketë?

Online më mirë, por po do të blesh këtu, do shkosh tek Medreseja. Te unaza, rruga përballë tregut është dyqani. Ai shet.

***

Një kafe gjysëm filxhani të lutem!

Ta solla të shkurtër, e ke problem, apo të bëj tjetër?

***

Hape pak krahun të lutem!

Përshendetje! Policia e Shtetit, ju lutem dokumentet!

Në rregull. Ku po shkoni?

Xhiro.

Ku ishit?

Xhiro.

***

I ngjita këto këpucët, por mu hapën prapë.

Hë. Shiko çfarë ka bërë. E ka hapur deri këtu dhe e ka ngjitur. Duhet ta hapte komplet.

***

Ku e regjistrove fëmijën?

Te shkolla private…

S’janë gjë ata. Më tha një shoqe që ka nipin aty. U kanë ikur mësuesit.

***

Ku e ke blerë shtëpinë?

Tek Tirana e Re. Pallat i ri, dëgjohen të gjitha ça bën komshiu. Edhe era e gatimeve vjen e gjitha.

***

Te Drejtoria e Policisë. Shitet apartement 2+1, kati i parë, i përshtatshëm për lokal. 200 mijë euro.

***

Nuk gjen dot punë? Fillo gazetar….

Skedari mbetet për t’u plotësuar…

Shaptilografisti

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Te pushojne nga puna si gazetar se nuk di as drejtshkrimin, bohu opinionist, vetem per te folur ke.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.