Karantina, epoka e artë e eksplorimit të seksit me veten
Izolimi social për shkak të pandemisë në muajt e parë të 2020 i vuri njerëzit përpara një realiteti të ri: kohë të lirë të mjaftueshme për të bërë gjërat që donin. Disa mund të kenë zgjedhur jogën, të tjerë i janë përkushtuar gatimit. E të tjerë akoma, mund të kenë zgjedhur t’i përkushtohen autoerotizmit. “Vice”, në një shkrim të prillit të 2020-s ndjek përvojën e një përdoruesi të Reddit-it me pseudonimin 6monthsuck, për të zbuluar një praktikë, për të cilën pak flitet.
“Shumë njerëz në karantinë e panë veten në dy pozicione: të mërzitur dhe të eksituar. Unë nuk jam ndryshe nga të tjerët. Thithja e karit tënd gjendet pikërisht aty ku kryqëzohen këto të dyja”, shkruan ai.
Si një individ në përpjekje e sipër për ta praktikuar këtë “sport” që për shumë të tjerë mund të duket i pamundur e për të tjerë akoma tabu, 6monthsuck tregon përvojën e tij.
“Që të arrish ta bësh disa shumë tërheqje muskujsh dhe shumica e njerëzve nuk ia dalin ta kthejnë në rutinë. Karantina është një mundësi e mirë, për shkak të kohës në dispozicion”, thotë ai.
Dikur praktikë që hynte në kategorinë e legjendave urbane, auto-fellatio - akti i thithjes së karit tënd - është shumë më popullor sesa mund të mendojnë shumica e njerëzve. Disa mund ta lidhin këtë me Marilyn Manson dhe brinjët e hequra për ta arritur më lehtë, apo edhe me jogën si aleat.
Por në të vërtetë është fjala për një nënkulturë të tërë të kënaqësisë nga vetja. Për shumë njerëz nuk është fizikisht e pamundur ta çojnë gojnë te kari, por edhe të thithin, madje edhe ta zhysin deri në fyt.
Kjo praktikë shkon prapa në histori mijëra vjet. Imazhet e perëndive që thithin penisët e tyre janë përshkruar në Librin e të Vdekurve të Henuttawy, ndoshta si simbole të potencës mashkullore dhe pushtetit. Në literaturën mesjetare, imazhe të tilla i gjeje së bashku me imazhet e seksit anal, zoofilisë dhe masturbimit, ndoshta si për të kujtuar atë që predikonte kisha, sipas të cilës seksi pa riprodhim ishte mëkatar dhe i turpshëm.
Auto-fellatio ka një histori të gjatë kulturore në kohët moderne, edhe si njëfarë miti (në rastin e Manson) ose shaka homofobike. Në vitet ‘70 dhe ’80 u bë i famshëm rasti i Ron Jeremy, që ia dilte ta prekte me gjuhë karin e tij. Ylli i pornos, Vito Aras - i njohur si Dr. Infinity – në një nga skenat e filmit “Every Inch Lady” (1975), ngrinte këmbët lart mbi tryezë për të thithur karin e tij. Madje, ai ia predikonte mrekullinë e këtij akti kujtdo që e dëgjonte, përfshirë në një intervistë në “National Screw” një vit më vonë.
"Çlirimi i spermës nga vetja juaj bëhet energjia që ju çon drejt pafundësisë", tha Aras. “Energjia që gjeneroni vetë do t'ju lejojë të jeni gjithçka që dëshironi. Përmes thithjes së karit tim, unë kam krijuar një gjendje njerëzore që është shumë stimuluese…Kontrolli i spermës time më çon në pafundësi dhe përmes pafundësisë, në një botë të re”.
Është një sistem besimi që është e anasjellta e asaj që shohim nga grupe si NoFap sot: Kjo spermë është një energji që duhet shfrytëzuar dhe përdorur. Por në vend se ta shtypësh, çliroje. Në fytyrën tënde.
Të gjitha këto duket se i shtruan rrugën Al Eingang, një nga kampionët më pjellorë të materialeve të kësaj natyre në internet. Ai merr përsipër ta zhvendosë këtë praktikë nga miti te diçka që gjithkush mund të jetë në gjendje të bëjë - ose të paktën të zgjatet sa të mundet.
Eingang është krijuesi dhe administratori i Solosuck.com, një platformë për shitjen e videove, ku gjenden udhëzime të detajuara, burime informacioni dhe forume aktive për ata që duan të mësojnë. Eingang thotë se ka arritur ta thitë penisin e tij qëkur ishte 10 ose 11 vjeç. Për të ishte po aq e natyrshme sa përdorimi i dorës.
Vite më vonë, njerëzit do t'i shkruanin letra duke e quajtur perëndi.
"Imagjinoni që dikush t'ju japë kokën që mund të ndiejë çdo ndjesi që po ndieni ju, kështu që ai/ajo mund ta përmirësojë në çdo moment atë që po bën për t'ju siguruar një stimulim perfekt", thotë Eingang. "Ekziston një lloj reagimi në veprim që mund të çojë në seanca të gjata, thellësisht të kënaqshme. Mund ta sjell karin deri te buzët dhe pastaj thjesht të përdor majën e gjuhës në pjesët më të ndjeshme të tij për të arritur në një orgazmë të lehtë që më drejton drejt një tjetre të thellë dhe finale, për një kohë vërtet të gjatë".
Eingang e xhiroi videon e tij të parë në 1987, në kameran e një shoku. Ai e prodhoi të gjithën vetë, duke filluar nga filmimi i skenës deri te montazhi. Ai ua dërgoi materialin disa revistave për homoseksualë dhe vlerësimet ishin shumë më tepër seç pritej.
Producentë dhe regjisorë filluan t'i kërkonin atij që të bashkëpunonte për video të reja.
"Në kohën kur fillova ta bëja këtë nuk kishte internet, nuk ekzistonte rrjeti. Kështu që kur fillova të bëj videot, mendova, një numër i vogël njerëzish do t’i shohin dhe kurrë nuk do të ketë kurrë një efekt kaq të madh në jetën time.
Por sapo interneti arriti kudo, ai filloi të gjente imazhe nga videot e tij të postuara në internet.
Ky sukses e drejtoi shpejt të solosuck.com, një faqe që e themeloi në mes të viteve ‘90, dhe e ka drejtuar që prej asaj kohe. "Një i ri nga Nantucket" është ende për shitje në faqen e tij - dhe njerëzit ende e blejnë.
Që kur bota hyri në izolim për shkak të Covid-19, Eingang thotë se shitja e videove në faqen e tij është rritur. Ai nuk ka bërë një video të re që nga vitet '90, por njerëzit po kërkojnë tani materialet që ai ka xhiruar dhe këtë interes ai ia atribuon vetmisë që ndiejnë njerëzit gjatë karantinës.
"Për mua, nuk është një zëvendësim i seksit me njerëzit e tjerë (të cilin unë e dua) – kjo është diçka vetjake, unike dhe magjepsëse", thotë ai.
Marrë me shkurtime nga The Vice
Add new comment