Pandemia/260 ankesa për shkelje të privatësisë
Shkelja e privatësisë dhe publikimi i të dhënave personale ka qenë një nga problemet kryesore me të cilat janë përballur qytetarët qëkurse u evidentuan rastet e para të Covid 19 në vendin tonë.
Në një intervistë për TVT, Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale Besnik Dervishi thotë se përgjatë këtij viti janë regjistruar 260 ankesa për shkelje të privatësisë, ku dominojnë rastet e lidhura me Covid.
“Masat që duhen marrë për të mbrojtur jetën e njerzëve kundër pandemisë duhet të jenë në proporcion me garantimin e mbrojtjes të të dhënave personale dhe privatësisë së çdo individi.Për 11 muaj statistikat kanë qenë mbi 260 ankesa, por jo vetëm për COVID-in, por në përgjithësi. Ne kemi ndërhyrë menjëherë dhe të gjithë institucionet i janë përgjigjur menjëherë komisionerit,”-është shprehur komisioneri.
Add new comment