TB2, droni i prodhuar nga Turqia merr vlerësime maksimale në Perëndim
Fuqia e Turqisë duket se po njihet edhe në fusha deri më dje të konsideruara si monopol i fuqive kryesore ushtarake në botë. Dhe Ankaraja po kërkon ta ekspozojë forcën e vet në aspektin e militarizimit.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace ka vlerësuar gjatë një takimi virtual organizuar nga Instituti i Shërbimeve të Bashkuara Mbretërore për Studimet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes se dronët turq, Bayraitar TB2, përfaqësojnë një aspekt inovator në fushën e ushtarake. Sipas tij këta dronë kanë kryer me sukses misione ushtarake në Libi, Siri dhe gjetkë duke shkatërruar me qindra mjete të blinduara dhe madje edhe sisteme të mbrojtjes kundërajrore, një tregues ky se njohuritë teknologjike nuk janë më domen i dy apo tri fuqive.
Me akses të ndaluar në programet e shkëlqyera të huaja, ata bënë atë që ne kemi bërë dikur kaq mirë-inovuan. Droni turk ka kapacitetin për të qenë kërcënim real për armikun. TB2 dhe municionet e veta plotësuese kombinojnë aftësi teknike me një çmim që nënkupton se komandantët e tyre mund të tolerojnë dobësimin relativ ndërkohë që përfaqësojnë sfidë reale ndaj armikut
citohet Wallace.
Ai ka dhënë disa konsiderata për mënyrën sesi fuqi si Turqia po veprojnë dhe sfidojnë dobësitë e fuqive të mëdha që janë përgjegjëse për rendin ndërkombëtar duke vënë theksin sidomos te boshllëku që krijon qasja legale me veprimin në terren.
Add new comment