Bankat amerikane zhvendosin 400 miliardë euro drejt Gjermanisë
Morgan Stanley parashikon të zhvendosë drejt Gjermanisë rreth 100 miliardë euro asete. Sipas Bloomberg zhvendosja nga Britania e Madhe mendohet të kryhet në fillim të vitit 2021.
Lëvizja vjen në kuadër të përpjekjeve të disa bankave të tjera amerikane si JPMorgan Chase&Co dhe Goldman Sachs Group që po i drejtohen BE-së për shkak të Brexit.
Drejt Gjermanisë po zhvendosen rreth 400 miliardë euro asete deri në fund të vitit duke dhënë kështu goditje për Londrën që konsiderohej qendër financiare e botës.
Add new comment