Video/Denoncim për dhunë dhe tortura ndaj imigrantëve në kufirin kroat

Postuar në 19 Nëntor, 2020 12:54

Për vite me radhë, azilkërkuesit kanë denoncuar abuzimet nga ana e policisë në kufirin kroat. Kanë qenë të shumta raportimet për dhunë, shok elektrik dhe madje edhe për tortura si heqja e thonjve të këmbëve. Gjermanja “Der Spiegel” ka publikuar disa video që provojnë këto denoncime.

“Der Spiegel” ndjek rastin e Ibrahimit, një azilkërkues pakistanez, i cili dhunohet barbarisht nga polici kufitare korate. 
Raste si ai i Ibrahimit ka plot. OJQ-të, mjekët dhe Agjencia e Refugjatëve në Kombet e Bashkuara kanë mbledhur mijëra dëshmi të tilla. Kthimi i refugjatëve shkel jo vetëm ligjet e Kroacisë për azilin, por edhe ligjet europiane dhe Konventën e Gjenevës për refugjatët. 

Autoritetet kroate i kanë mohuar pretendimet e refugjatëve për dhunë dhe abuzime. Edhe vetë qeveria i ka injoruar shpesh videot ku dhuna tregohet qartë. Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grli, Radman kohët e fundit tha se vendi i tij i hedh poshtë "të gjitha akuzat për sjellje jo korrekte në kufi".

Bashkimi Evropian e mbylli rrugën ballkanike për migrantët në 2016, pasi ajo ishte përdorur tashmë në muajt e mëparshëm nga qindra mijëra refugjatë nga Siria dhe vendet e tjera në përpjekje për të arritur në Evropën Perëndimore.

Mijëra refugjatë janë strehuar në pyll dhe në rrënojat e vjetra të luftës në veriperëndim të Bosnjë-Hercegovinës që nga ajo kohë. Në anën tjetër të kufirit, zyrtarët kroatë patrullojnë kufirin. Por kjo nuk i ndalon refugjatët të nisen çdo natë. Ata i kanë vënë një emër përpjekjes së tyre të rrezikshme për të kaluar rojet e kufirit: "Loja".

Azilkërkuesit kanë raportuar për vite të tëra abuzimesh nga policia kroate dhe detyrimin për t’u kthyer në Bosnjë. Fotografitë e mbledhura nga organizatat humanitare tregojnë refugjatë të përgjakur, me gjymtyrë ose dhëmbë të thyer dhe hematoma në shpinë.

Azilkërkuesit flasin për tortura që përfshijnë abuzimin fizik dhe atë seksual. Në qendër të këtyre raportimeve kanë qenë gjithnjë të njëjtët autorë: oficerë policie të maskuar.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Namin e ka serbia per krime kundra njerezimit por per masakrat e kroateve kundra bosnjakeve dhe serbeve ne Krajine e Vukovar askush nuk flet. Kroat e Polak jane barbare qe po te ken fuqi te rjepin si kec.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.