Edi Rama mohon Pazarin e ngjalave: Metën e zgjodhi President Shqipëria. Gramoz Ruçi: Metën e zgjodhi President PS-ja

Postuar në 29 Tetor, 2020 17:06

Në një diskutim në faqen e tij në Facebook, kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbrojtur mendimin se Ilir Metën e zgjodhi president të Republikës, Shqipëria. Sipas tij, “Ne”, d.m.th Ai, nuk kishte votat për të zgjedhur një president tjetër. Por a është e vërteta kështu? Pyetja mund të ketë vlerë për ata që kanë kuriozitet, pasi ruajna Zot, nuk kemi për qëllim të prishim qetësinë e të ngrënit Këlltup karamelet e Edit, që i ngjan përherë e më shumë asaj sëmundjes që të merr pa e ndjerë. Atij arsenikut që të vret pa kuptuar.

Në prill të vitit 2017, Partia Socialiste përmes Gramoz Ruçit do të deklaronte nga Parlamenti kërkesën e përsëritur që PD-ja të propozonte një emër të përshtatshëm për President të Republikës, pasi përndryshe ajo kishte 71 votat për ta zgjedhur me procedurë presidentin e ri. PD-ja refuzoi pikërisht sepse që në vitin 2013 pazari i ngjalave kishte vendosur se Ilir Meta do ishte në krye të shtetit. Zoti Rama zgjedh të mohojë një gjë të tillë duke deklaruar krejt të kundërtën. Dëgjoni këtu se çfarë thoshte Gramoz Ruçi në atë kohë:

 

Jo vetëm kaq, por Edi Rama vuri në qershor të atij vit, po Gramoz Ruçin, që të kërcënonte Ilir Metën që ishte shprehur se nuk do të dekretonte Parlamentin e ri, se do ta shkarkonte. Kërënimi i Ruçit ishte i qartë: PS-ja të zgjodhi, PS-ja të heq. Ndiqeni videon:

Tani kushdo e kupton fare mirë sesi qëndron puna. Materialet më sipër rikujtojnë një kronologji së cilës Edi Rama nuk i shpëton dot. Por ai ka vendosur të gënjejë shqiptarët që për politikë nuk ua hedh dot kush për arsye që është e pamundur të kuptohen të paktën brenda këtij shekulli.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.