Japonia vendos lëshimin në oqean të ujit radioaktiv të përdorur në Fukushima
Autoritete japoneze kanë vendosur të hedhin në oqean 1 milion tonë ujë të përdorur në ftohjen e reaktorit bërthamor të Fukushimas. Lëshimi i ujit të përpunuar për t’i minimizuar radioaktivitetin do të nisë në fillim të vitit 2022.
Nuk mund ta shtyjmë vendimin për planin e trajtimit të ujit të procesuar
është shprehur Sekretari i Kabinetit të panelit qeveritar që ndjek këtë çështje, Katsunobu Kato.
Bëhet fjalë për 1.23 milionë tonë ujë për të cilat ka kundërshtime nga përfaqësuesit e çështjeve mjedisore. Korea e Jugut p.sh ka ndaluar importin e peshkut nga zona në fjalë ndonëse Japonia pretendon se ka eliminuar pjesën më të madhe të radioaktivitetit përmes një procesi filtrimi që nuk ka eliminuar tritiumin që nuk eliminohet me teknologjinë aktuale. Tritiumi është i dëmshëm për njeriun vetëm në doza të mëdha.
Aksidenti në Fukushima konsiderohet i kategorisë 7 në njësinë e emergjencës bërthamore njësoj si Çernobili.
Add new comment