Trump, një rrezik për qytetërimin? Bolton: Konsiderojeni një anomali në historinë e Amerikës
Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit të SHBA, John Bolton, ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” përmes së cilës ka komentuar një sërë çështjesh të politikës ndërkombëtare. Një nga përpjekjet më të dukshme është shpjegimi i Donald Trump, që ngjan një mision i pamundur sepse del jashtë fushës së racionales.
Bolton është pyetur për marrëdhëniet e Trump me presidentin turk, Erdogan që një Europë konsiderohet si një autokrat. Lidhur me këtë temë, Bolton ka sqaruar këtë version:
Është shumë e vështirë të shpjegohet. Mendoj se Trump ka një afëri për shumë liderë autoritarë si Kim Jong-un, Xi Jinping, Vladimir Putin dhe Erdogan mes tyre. Kjo vjen mendoj për shkak se atij i pëlqen të shohë se çfarë bëjnë të fortët dhe këto lloj vendesh, e me gjasë do që këtë ta bënte edhe në SHBA. Për fat të mirë, nuk shkon dot aq larg. Ai po ashtu duket i imunizuar ndaj të kuptuarit se Erdogan po ndjek në Turqi një politikë islamike dhe ai ka aspirate në Lindjen e Mesme që me të vërtetë shkojnë pas në ditët e Perandorisë Otomane…Presidenti Macron i Francës p.sh ka përsëritur shpesh Trumpit se Erdogan është një islamik dhe ai mbështet organizata ekstremiste të cilat Trump do të ioshte i lumtur nësi ai i dënonte…Mendoj se duhet ta kuptoni Trump si një anomali në historinë e Amerikës…
Ai nuk ka shkuar më tutje për ta quajtur Trump p.sh një rrezik për qytetërimin. Po kështu Bolton ka shprehur në vijimësi shpresën se një fitore e Biden do të rikthente një rol aktiv të SHBA në politikën ndërkombëtare mbi premsa të një kuadri të caktuar, apo siç e quan Bolton modeli koherent, që aktualisht me sjelljen erratike të Donald Trump.
Add new comment