1964, Papandreou pranoi idenë e lëshimit të ishujve të Dodekanezit Turqisë, në këmbim të Qipros
Ishujt e Egjeut për të cilët sot Turqia dhe Greqia rrezikojnë të hyjnë në luftë nuk janë edhe aq të shenjta sa shpallen sot. Athina zyrtare ka qenë dikur e gatshme të lëshojë ishujt e Doedekanezit në këmbim të marrjes së Qipros, një skenar ky që i jep zgjidhje të kënaqshme kërkesave turke për të patur prezencë logjike dhe të arsyeshme në ndarjen e pasurive në këtë zonë.
Gazeta greke “Kathimerini”, e afërt me qeverinë e Kyriakos Mitsotakis, publikonte dje një shkrim të shkurtër përmes të cilit zbardh një komunikim mes ish-kryeministrit të majtë, George Papandreou dhe ish-ambasadorit amerikan në Greqi, Henry R. Labouisse, shkëputur siç raporton gazeta nga materiale të deklasifikuara të CIA-s.
Sipas këtij materiali Papandreou ishte dakord që të lëshonte Kastellorizon si një bazë turke në vitin 1964 në këmbim të çështjes së Qipros dhe shkëmbimin e turqve qipriotë dhe grekët e Egjeut. Në këtë propozim amerikan, Qirpoja do të aneksohej nga Greqia dhe ishujt e Dodekanezit nga Turqia. Gazeta citon madje se Labouisse në një telegram të korrikut 1964, shkruante se Papandreou ishte gati edhe për lëshime të tjera duke shprehur mendimin se lufta me Turqinë duhej shmangur me çdo kusht.
Ky shkrim nga historia e marrëdhënieve greko-turke publikohet ndërkohë që sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ndodhet në Greqi duke krijuar një ide mbi kompleksitetin e situatës dhe faktin se lufta nuk ka sesi të jetë opsion. Ideja e Papandreout është objektive dhe e mirë nëse shmang luftën, ndërkohë që kujton se territori nuk është përjetësisht i njërës palë.
Add new comment