Merret vendimi: Shkollat do të hapen

Postuar në 18 Gusht, 2020 13:23

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka njoftuar sot përmes faqes së tij në Facebook se shkollat do të hapen.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një komunikim për situatën, arsyetimin tonë dhe masat paraprake që po merren për hapjen shkollave, në kushtet kur të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo pak vende nuk kanë vendosur ende, nëse do t'i hapin.

Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet, për garantimin e masave të distancimit social dhe protokolleve të sigurisë, si edhe vlerësimin dinamik të situatës epidemiologjike në vend

shkruan Rama.

Ky është një vendim që rregullon një zinxhir punësh dhe procesesh shumë të rëndësishme në vend, që morën goditje në marsin e shkuar për shkak të pandemisë. Mbetet vetëm për t’u parë sesi do të zbatohen protokollet në një vend ku rregulli është gjëja e fundit që zbatohet.

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Mos u besoni dhe shume, se nuk eshte miell nga thesi i tyre! Degjojne ndonje llaf ketej e andej dhe kakarisin ndonje gje, po nuk e kane problem ta ndryshojne ose ta hedhin poshte edhe qe neser ate qe thone sot. Eshte lloji i species i tille!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.