“Problemi” turk, kryesor në Mesdhe
Duket se problemi izraelito-arab ka dalë nga lista e prioriteteve të sigurisë në Lindjen e Mesme dhe Mesdheun Lindor. Marrëveshjet e Izraelit me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, tërheqja e ShBA nga pozicioni i garantuesit si dhe largimi nga skena i drejtuesve autoritarë nga Egjipti, Tunizia, Libia, bashkë me neutralizmin e Sirisë si faktor, kanë krijuar një koniunkturë të re. Mundet të thuhet fare qartë se aktualisht në këtë rajon ka një problem të ri: ai turk.
Rreth 100 vjet pas kufijve që iu imponuan Turqisë së Ataturkut, problemi i ndarjes dhe respektimit të interesave ekonomike të këtij shteti ka dalë në plan të parë, aq sa sot përcakton të gjithë klimën në rajon.
Turqia e Erdoganit është deklaruar qartë si një vend që garanton Europën nga vërshimi i miliona emigrantëve sirianë dhe afganë, duke u afirmuar kështu si aktor strategjik në sigurinë politike të Bashkimit Europian. Ajo ia doli të neutralizojë çdo plan për çështjen kurde duke bllokuar veprimet e fuqive të tjera në Siri ku aktualisht nuk është e qartë se nga do anojë peshorja e ekuilibrit.
Erdogan është dëshmuar shumë elastik, teksa ka pranuar paratë e BE-së, këshillat e ShBA-së me të cilën kapërceu problemet e krijuara nga Fetullah Gulen, marrëveshjet me Putinin në Siri, për të kaluar paralelisht në ballafaqim ushtarak me të në Libi.
Sot njoftohet se Turqia dhe Katari do të ndihmojnë ushtrinë libiane të Tripolit duke afirmuar kështu një aks bashkëpunimi ushtarak që përbëhet nga tri vende në armiqësi me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraelin. Sipas marrëveshjes të njoftuar më 17 gusht, Turqia dhe Katari do të ndërtojnë baza stërvitore në Libi dhe do të dërgojnë aty personel ushtarak.
Duke patur parasysh se gjenerali Haftar që drejton një qeveri në Tobruk mbështetet nga Rusia, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Franca, është e qartë se Ankaraja është e gatshme për skenarin sirian në Libi. Dhe një sinjal për këtë është deklarata e përsëritur e zyrtarëve turq se “Turqia është kundër zgjidhjes ushtarake në Libi”, çka do të thotë se një skenar i tillë ekziston.
Ne jemi këtu me ftesë të qeverisë së njohur nga OKB. Ne jemi në mbështetje të saj. Ne do të vazhdojmë të bëjmë të gjitha përpjekjet për integritetin, unitetin dhe përparimin e popullit libian
është shprehur mnistri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.
Argumenti në fjalë imiton argumentet e Rusisë në Siri ku ajo përsëriste përherë si ndodhej aty me kërkesë të qeveriaë legjitime siriane. Mbulesa e legalitetit ka rëndësinë e vet në këto raste duke qenë se çdo rezultat i konfliktit do të jetë i vështirë të mbrohet nga e ashtuquajtura botë demokratike. Por prania turke në Libi lidhet sidomos me mbrojtjen prej saj të marrëveshjes së kufijve nënshkruar me qeverinë e Tripolit që i jep Ankarasë akses të plotë në Mesdheun Lindor. Aty ku kufiri me Greqinë e kufizon në mënyrë diskriminuese.
Ajo çfarë bëjmë ne në Mesdheun Lindor është tërësisht transparente. Ne i respektojmë të drejtat dhe interesat e fqinjëve tanë…Marrëveshja mes Greqisë dhe Egjiptit është nul
është shprehur Akar.
Problemi detar në këtë zonë të Mesdheut është qendror në zgjidhjen e çdo konflikti dhe për nga interesat që implikon është shumë herë më i thellë sesa konflikti simbolik dhe sentimental mes izraelitëve dhe palestinezëve. Kjo jo vetëm pse Turqia është një vend që ka se çfarë të rivendikojë, por edhe sepse aktualisht, çdo manovër diplomatike që po bëhet për t’i mbyllur rrugën asaj, çon në luftë dhe jo izolim. Sepse nuk ka asnjë mundësi që të shohim në Turqi një qeveri që do pranonte ndarjen e detit sipas interpretimit të palës greke. Në këtë kuptim opsionet që po lëvizin kanë në logjikë strategjinë e konfliktit, ose ecin verbërisht pas bindjes se e drejta qëndron ekskluzivisht në një anë, dhe jo objektivin e uljes së tensionit apo gjetjes së një rrugëzgjidhjeje, përderisa aryeja e kërkon që për gjetjen e një zgjidhjeje duhet të dëgjohet edhe pala tjetër.
Comments
Turqia me lufte i ka fituar
Turqia me lufte i ka fituar dhe po ashtu i ka humbur territoret. Pse mundoheni ta nxirrni ai viktime qe i jane imponuar kufijte aktuale nje populli qe nuk eshte autokton?!
"Nuk ka asnjë mundësi që të
"Nuk ka asnjë mundësi që të shohim në Turqi një qeveri që do pranonte ndarjen e detit sipas interpretimit të palës greke". Kjo eshte fjalia qe nuk thuhet me ze nga ata qe e njohin turqine, dhe nuk kuptohet nga ata qe nuk e njohin. Kjo jo vetem per pozicionin maksimalisht qe ka zene Greqia, por edhe nese vihen ne peshore mundesite dhe aftesite e Turqise. Kur flitet ne Turqi, pavaresisht nga niveli popullor apo zyrtar, flitet per Evropen qe nuk i ka me qejf dhe u fut shkopinj ne rrota; flitet per SHBA qe e mendojne te manipuluar nga lobe te shtetete te vogla; flitet per vende arabe qe jane mosmirenjohese te Turqise, por nuk flitet asnjehere per Greqi ne vecanti. Per turqit greqia eshte nje vend jo aq i vogel sa per te mos u permendur, po jo aq i madh sa mund te te prishe pune
ate qe nuk njohin turqit dhe
ate qe nuk njohin turqit dhe shume te tjere, dhe nuk e kuptojne qendrimet e diplomacise ne europe , usa apo vendet arabe, eshte fakti qe Turqia funksionon me mentalitetin e shekullit te 19, ku fillon kerkimet per nafte ne nje zone te diskutuar me koken e vet pa pyetur askend.
Nderkohe rruga e civilizuar eshte qe te futet ne bisedime me greqine, dhe nese deshtojne negociatat te shkoje ne gjykaten nderkombetare dhe te pranoje verdiktin e kigjeve nderkombetare.
Menyra arkaike dhe banditeske e turqise e ben qe ti largohen te gjithe.
Lufta ne prag
Greqia duhet te jete e pergatitur per me te keqen ne cdo kohe. Eshte mire qe Greqia te llogarise forcat e veta, burimet njerezore dhe financiare , te beje nje riarranxhim te buxhetit ne favor te nje lufte ne prag. Greqise i duhet me patjeter te kerkoje nga Europa qe nje pjese e mire e fondeve te marra per qellime te zbutjes se krizes apo te tjera ti drejtoje ne funksion te mbrojtjes se fundja sic thone edhe qeveritaret greke "ne mbrojme kufirin e fundit te BE".
Sa me pare te beje keto llogari Greqia dhe sa me pare te veproje ne kete drejtim, aq me pare i afrohet pikes se shmangjes se nje lufte te humbur pa filluar, aq me shume jete shpeton dhe aq me mire mbron ishujt e vet nga nje shnderrim i menjehershem demografik si ai qe ndodhi ne Siri, apo ai qe po ndodh ne Libi.
Turqit kane vene mend. Politika pushto dhe qeveris me njerezit tuaj ka mbaruar bashke me sulltanet.
Add new comment