Italia: Do t’i hapim shkollat me çdo kosto
Në ndryshim nga Gjermania dhe Austria, në mediat e të cilave flitet për riaktivizim të infeksioneve nga të ardhurit nga Ballkani, Italia vlerëson se turistët janë burim kryesor i përhapjes së infeksionit. Sipas kreut të këshillit të larë shëndetësor, Franco Locatelli, 25-40% e infektimeve të reja vijnë nga italianë që kthehen nga udhëtimet, ose rezidentë të huaj me banim në Itali. Imigrantët zënë 3-5% të rasteve, ndërkohë që zyrtari italian e konsideron situatën shumë të mirë për momentin.
Kufizimet do të vazhdojnë dhe do të thellohen nëse vazhdohet kështu, por Locatelli jep një lajm që me gjasë mund të pasqyrohet edhe në Shqipëri, ku masat e Italisë kopjohen.
Do të hapim shkollat me çdo çmim. Infeksionet rriten por jemi ende në avantazh dhe mund ta kontrollojmë epideminë
shprehet ai për Corriere della Sera.
Në momentin e tanishëm shkolla është aspekti më delikat për shtetet e prekura nga epidemia, për shkak se askush nuk e di se cili është vendimi më i mirë.
Add new comment