Strategjike, Topi zbulon se kur ishte me të “majtën” kishte bindje të djathta

Postuar në 16 Gusht, 2020 17:33

Bamir Topi ka nisur lypjen politike pranë Partisë Demokratike duke pretenduar se ka një parti të djathtë dhe se se afrimi i saj në kampin e djathtë është vlerë.

Njeriu nuk përjashton komunikimin. Muajt në vazhdim, ndonëse janë shumë afër zgjedhjeve mund të japë shanse për skema të reja të konfigurimit të blloqeve. Ne natyrisht do shohim. Në profilin tim jam një njeri që se kam braktisur bindjen e së djathtës

thotë Topi në një intervistë për A2.

Çfarë do të shohë z. Topi mbetet e paqartë veç faktit se ai do të shohë ku të ngecë për të rihyrë në Parlament ku ka shkëlqyer duke mos bërë asgjë. 
Një politikan që mbrohet me bindjet duke harruar kontributin në thelb nuk thotë gjë. Ne dimë se në këto vite njeriu që u bë president me propozim të PD-së u lëshua në prehërin e Edi Ramës, me të cilin patjetër që e bashkon qytetaria. Sepse zotin Topi qytetaria e ka karakterizuar përherë, aq sa ai e ka merak ta kujtojë me vend e pavend atë. Por kjo është demokracia, në fund të fundit nuk ka asgjë të keqe nëse estrada e Tironës pranon edhe Bamir Topin. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ske cthu me bukur. Na ka ngelur vetem sarkazma...

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Paska vene ati syzet e shtrenjta, qerratai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.