Një ishull imigrantësh që në Mesjetë

Postuar në 16 Gusht, 2020 16:49

Bertrand Russell vlerësonte si një nga faktorët më domethënës të historisë së Anglisë dhe suksesit historik të saj, faktin se ajo nuk u pushtua asnjëherë. 

Mirëpo një ishull i tillë në krah të Europës nuk ka qenë i izoluar ndaj ardhjeve të reja të të huajve. Në identitetin, historinë dhe kulturën e saj kanë ndikuar familjet e mëdha të Europës, por edhe Imigrantët. 

Njerëzit shpesh nuk e kuptojnë se migrimi zë vend qendror në historinë angleze gjatë kohërave

shprehet për “The Guardian” Joanna Story, profesore e historisë mesjetare në universitetin e Leicester dhe bashkëautore e një libri të ri që trajton pikërisht këtë temë: Migrantë në Anglinë Mesjetare, vitet 500-1500.

Është parë si fenomen i pasluftës dhe njerëz me origjinë migrimin mund ta mendojnë se migrimi është i ri në shoqërinë britanike. Nuk është e vërtetë dhe e drejtë një gjë e tillë. Britania ka qenë përherë e përbërë nga shtresa dhe shtresa të ardhurish

shprehet ajo. 

Në Mesjetë këta imigrantë ekonomikë ishin danezë, norvegjezë, frizë, lombardë, flemingë, frankë dhe normanë, të gjithë që mësynin drejt brigjeve britanike që shiheshin si pjesë e një vendi të pasur. 

Që në shekullin e 15-të imigrantët taksoheshin ndryshe në krahasim me vendasit, një praktikë që vazhdon ende sot. Autorët thonë se imigrimi ka qenë një tipar i përherëshëm i Anglisë aq sa në fillim të mijëvjeçarit të Mesjetës asqë kishte madje një komb anglez. Kaq e diversifikuar ishte shoqëria e ishullit. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.