Protestë në Gjermani kundër masave kufizuese: Ne jemi vala e dytë!

Postuar në 02 Gusht, 2020 14:41

Mijëra vetë kanë protestuar sot në kryeqytetin gjerman Berlin kundër masave të reja kufizuese të qeverisë në kontekstin e pandemisë.

Dita e Lirisë – Fundi i Pandemisë, kështu është quajtur nga organizatorët protesta dhe sipas raportimeve të mediave kryesore në Perëndim ajo përfshinte grupe të së djathtës ekstreme, grupe kundër vaksinave etj.. Mes protestuesve janë dëgjuar thirrje si “Ne jemi vala e dytë”.

Masat e reja parashikojnë distance sigurie, maska dhe shmangien e grumbullimeve. Ditët e fundit në Gjermani ka patur shtim të rasteve, 955 infektime në 24 orë që nga ditët e majit kur nisi pandemia. Qeveria ka vendosur që për të gjithë ata që hyjnë në Gjermani do të ketë testime falas deri në 72 orë pas hyrjes në vend.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.