BE ndalon hyrjen për dy javë të qytetarëve të Serbisë dhe Malit të Zi

Bashkimi Europian ka hequr Serbinë nga lista e vendeve të sigurta për shkak të rasteve të shtuara të të infektuarve me CoVid-19. Bashkë me këtë vend nga lista është hequr edhe Mali i Zi, vende të cilave u vendoset bllokim qarkullimi drejt BE-së për të paktën 2 javë. Sipas agjencisë serbe Tanjug propozimi është bërë nga Gjermania që mban presidencën e radhës të BE-së dhe është mbështetur nga vende si Franca, Spanja dhe Hollanda.
Në çdo rast kjo listë nuk ka fuqi ligjore detyruese për vendet e bllokut të cilat janë vetë “përgjegjëse për zbatimin e përmbajtjes së rekomandimeve”.
Vendet anëtare mundet me transparencë dhe gradualisht të vendosin kufizime vetëm për vendet e listuara. Ato nuk duhet të vendosin për heqjen e kufizimeve për vendet që nuk janë në listë pa u koordinuar më parë
thuhet në deklaratën e KE-së.
Serbia dhe Mali i Zi ishin ndër vendet e sigurta dy javë më parë, ndërkohë që Shqipëria u la jashtë për arsye të situatës epidemike.
Add new comment